• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ASGJË NUK KA MBETUR”/ Mijëra palestinezë ikin në jug, ndërsa Izraeli rrit bombardimet në Gaza
Home
Botë

“ASGJË NUK KA MBETUR”/ Mijëra palestinezë ikin në jug, ndërsa Izraeli rrit bombardimet në Gaza

9 November, 2023 s.autor Botë

Dhjetëra palestinezë u vranë në bombardimet intensive izraelite gjatë natës në kampin e refugjatëve Jabalia në veri dhe Sabra në perëndim të Gazës.

Mijëra palestinezë u larguan nga Gaza veriore të mërkurën, duke udhëtuar me kilometra në këmbë përmes enklavës së shkatërruar në një eksod në rritje të nxitur nga bombardimet  e intensifikuara tokësore dhe ajrore  të Izraelit.

Marshimi i njerëzve, gra, fëmijë dhe të moshuar u nis drejt rrugës Salah Eddin, një nga dy autostradat veri-jug në Gaza, përgjatë një korridori evakuimi të shpallur nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Një vajzë adoleshente e krahasoi lëvizjen masive me “Nakba” ose katastrofë, termi arab për dëbimin e palestinezëve nga qytetet e tyre gjatë themelimit të Izraelit.

Një prej palestinezëve u shpreh për CNN se ai dhe fqinjët e tij kishin jetuar “ditë të tmerrshme”. Ai tha se ata kishin lënë shtëpinë e tyre në veri të Gazës dhe ishin zhvendosur disa herë, por ishte e pamundur t’i shpëtonin sulmeve ajrore.

“Kjo luftë nuk la asgjë të sigurt – as kishat, as xhamitë apo asgjë. Sot, ata hodhën fletëpalosjen që na urdhëronte të largoheshim në zonën e pretenduar të sigurt. Tani jemi përtej kësaj zone të Ëadi Gazës dhe ende po dëgjojmë bombardime. Nuk ka vend të sigurt në Gaza.”

Ishte dita e pestë me radhë që IDF hapi një dritare evakuimi dhe numri i njerëzve që ikin nga jugu është rritur çdo ditë.

OKB tha se 2,000 vetë ishin larguar nga jugu të dielën, duke u rritur në 15,000 të martën. Qeveria izraelite tha se 50,000 banorë të Gazës udhëtuan përmes korridorit të evakuimit të mërkurën.

Izraeli ka intensifikuar ofensivën e tij brenda Gazës, pas sulmeve të 7 tetorit që lanë 1400 të vdekur në Izrael, ndërsa kryeministri Netanyahu ka refuzuar sërish mundësinë e një armëpushimi pa lirimin e pengjeve.

Të paktën 10,569 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNIMI I 3-VJEÇARES NË KOPSHTIN PRIVAT/ Reagon Ministria e Drejtësisë: Rezultatet e ekspertimit ia kemi nisur Prokurorisë
Previous article TURQIA E PAKËNAQUR ME BE-NË: Paragjykuese në rrugën tonë drejt anëtarësimit

s.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën! Botë

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën!

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje Botë

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT