• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRSHKALLËZOHEN TENSIONET ME RUSINË/ Moldavia akuzohet për shtypjen e opozitës pro-ruse
Home
Botë

PËRSHKALLËZOHEN TENSIONET ME RUSINË/ Moldavia akuzohet për shtypjen e opozitës pro-ruse

7 November, 2023 s.autor Botë

Rusia ka akuzuar partinë udhëheqëse në Moldavi se ka udhëhequr “një fushatë shtypjeje” kundër opozitës gjatë zgjedhjeve lokale që u mbajtën fundjavën që shkoi.

Partia pro-perëndimore e presidentes moldave, Maia Sandu, doli e para në zgjedhje, por nuk kori rezultate të kënaqshme në zgjedhje, përfshirë në kryeqytetin moldav, Kishiniev.

Me tensionet që janë të larta që kur Rusia ka nisur ofensivën e saj në Ukrainën fqinje, Moldavia në minutat e fundit ndaloi një parti pro-ruse që të merrte pjesë në zgjedhje, duke e akuzuar se ka përdorur fonde të paligjshme nga Moska.

Përmes një deklarate, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se zgjedhjet kishin “forcuar pozicionin e forcave opozitare”.

Ajo tha se Moldavia ka ndërmarrë “një fushatë të paprecedent shtypjeje kundër opozitës” dhe e akuzoi shtetin për “diskriminim” të kandidatëve që flasin gjuhën ruse.

Vëzhguesit ndërkombëtar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) gjatë fundjavës shprehën shqetësim lidhur me “ndërhyrjen nga jashtëm dhe pretendime për blerjen e votave” në zgjedhjet lokale në Moldavi.

Përmes një deklarate, vëzhguesit e OSBE-së po ashtu shprehën keqardhje për “përdorimin e gjerë të fuqive ekzekutive gjatë gjendjes së jashtëzakonshme që në minutat e fundit ndaluan garën e disa kandidatëve, por edhe bllokimet e shumta të mediave”.

Akuzat e Rusisë vijnë teksa pushtimi rus i Ukrainës po zhvillohet qe 20 muaj.

Moldavia, që ka qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik, ka aplikuar për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe vazhdimisht e ka akuzuar Rusinë se ndërhyn në çështjet e saj të brendshme./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKOHET E-MAIL PËR VERIFIKIM TË LLOGARISË? WhatsApp vjen me surpriza
Previous article E PËSON KEQ/ Vodhi një shumë parash në një pikë karburanti nën kërcënimin e armës në Lushnjë, arrestohet autori

s.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT