• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA E RËNDË NË KURBIN/ U tha se ishte rrëzuar aksidentalisht, policia: 28-vjeçari përplasi me makinë burrin dhe më pas u largua
Home
Aktualitet
Kronikë

NGJARJA E RËNDË NË KURBIN/ U tha se ishte rrëzuar aksidentalisht, policia: 28-vjeçari përplasi me makinë burrin dhe më pas u largua

6 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Laç-Milot”, ku u gjet i pajetë, në rrugë, një 53-vjeçar, ngjarje e cila u raportua fillimisht si rrëzim aksidental.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari, i cili nga hetimet rezultoi se ka përplasur 53-vjeçarin, me automjet, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Sekuestrohet automjeti.

Njoftimi policisë:

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 18:00, të datës 05.11.2023, në aksin rrugor “Laç-Milot”, ku fillimisht u dyshua se aksidentalisht humbi jetën, si pasojë e rrëzimit në rrugë, duke qenë në gjendje të dehur, shtetasi L. K., 53 vjeç, banues në Kurbin, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi E. S., 28 vjeç, banues në Kurbin.

Nga këto veprime rezultoi se shtetasi E. S. ka përplasur me automjet, shtetasin L. K. dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, 53-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.

Në vijim, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Benz”, i shtetasit E. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI RAMA-MELONI/ Nënshkruhet marrëveshja për krijimin e një qendre mikpritje për emigrantët në portin e Shëngjinit
Previous article PAMJET E FRIKSHME/ Përplasi çiftin e të rinjve afër Kryeministrisë, momenti kur shoferi shtrihet në trotuar me duart në kokë

s.autor

Postime të ngjashme

"POLICIA KA DHUNUAR PROTESTUESIN E ARRESTUAR ME EPILEPSI"/ Lamallari hedh poshtë akuzat e avokatit: Pretendime... Aktualitet

"POLICIA KA DHUNUAR PROTESTUESIN E ARRESTUAR ME EPILEPSI"/ Lamallari hedh poshtë akuzat e avokatit: Pretendime...

SOT PROTESTË E MADHE KOMBËTARE/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë Aktualitet

SOT PROTESTË E MADHE KOMBËTARE/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë

EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasjen një personi, arrestohet në Greqi 58-vjeçari i rrezikshëm Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasjen një personi, arrestohet në Greqi 58-vjeçari i rrezikshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT