• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POSTOI NË TIKTOK MAKINËN ME XHAMA TË ZINJ/ Emigranit rrihet barbarisht nga “i forti” në Belsh: Kush e gjen këtë bosin…
Home
Aktualitet
Kronikë

POSTOI NË TIKTOK MAKINËN ME XHAMA TË ZINJ/ Emigranit rrihet barbarisht nga “i forti” në Belsh: Kush e gjen këtë bosin…

5 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vetëm vitin e fundit, në Shqipëri, 18 të rinj janë arrestuar si autorë plagosjesh të rënda, kanosje me armë, djegie automjeti, shpërthim tritoli dhe gjobvënie, ngjarje krimi të nisura si debate virtuale në TikTok e që më pas i kanë realizuar në jetën reale.

Policia e Shtetit konfirmon për Top Channel se pa llogaritur bullizmin, kërcënimet on line dhe udhëtimet me mbishpejtësi, gjithsej u regjistruan 33 krime të rënda, në të cilat “të fortët e TikTok” mbajnë vendin e parë.

Më tej,janë krimet që shënohen nga përdorimi i “Instagramit”, që nisin e përleshen on line pas pëlqimeve virtuale të fotografive, në shumë raste të mbyllura me rrahje barbare dhe vrasje si ajo e Vilson Tafçiut.

Por se si nga “TikTok” gjenerohet dhunë, e tregon dosja penale e denoncuar nga Aqif Abazi, që jeton në Venezia dhe që u kthye në Shqipëri për pushime. Duke udhëtuar në Elbasan, pasi iu vështirësua qarkullimi nga një mjet me xhama të errët, ai e filmoi makinën dhe përpara se të flinte, postoi targat në “TikTok”. Kërkesa e tij ishte “më gjeni pronarin e automjetit”. Gjatë natës, komentet ishin kërcënuese dhe udhëruese për ta fshirë postimin, ndërkohë që pala tjetër me shpejtësi kishte kryer hetimet, siguruar fotografinë e tij on line dhe duke e postuar, dha ofertën “Kush e gjen këtë bosin, ku e ka lagjen, do t’i jap 200 euro”.

Kur emigranti u zgjua, iu dërgua një fotografi duke i treguar vendin ku e prisnin në Belsh, një lokal në të cilin Abazi jo vetëm u dhunua barbarisht, por iu vendos gjobë pesë mijë euro.

Ky rast u shqyrtua në Gjykatën e Lartë, e cila doli kundër një vendimit të Gjykatës së Apelit që zbuti masën e sigurisë me vlerësimin “ngjarja ndodhi më motive banale, sikurse është një postim në TikTok”.

Gjykata e Lartë thekson se ngjarja është e rëndë dhe se rrethanat si ndodhi përbëjnë dënueshmëri. Gjykata e Lartë i ktheu autorët në burg.

Gjykata e Lartë kujton dëshminë e qytetarit që tregon se si teksa e dhunonin dhe i deklarohej “unë jam pronari i makinës”, e filmonin me telefon. Një dëshmitar që ndiqte skenën pa ndërhyrë sugjeroi “futini plumbin”.

Pasi u masakrua, atij iu komunikua afati se kur duhet ta shlyente gjobën prej 5 mijë euro, prej të cilave ai shleu vetëm 2 mijë. Për të tjerat, i riu u gjend nën kërcënime on line, të kryera përmes “Instagram”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA E FORTË/ Edona: Nëse qëndroj deri në fund do të kryej marrëdhënie para kamerave
Previous article BETEJA PËR SHTËPINË E BARDHË/ Biden renditet pas Trump në pesë nga gjashtë shtetet më të rëndësishme për zgjedhjet

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT