• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ARTEMIS MBAHET PENG”/ Prindërit e 19 vjeçares së zhdukur prej 3 vitesh kërkojnë ndihmë! Letra anonime e dëshmitë e reja
Home
Aktualitet
Kronikë

“ARTEMIS MBAHET PENG”/ Prindërit e 19 vjeçares së zhdukur prej 3 vitesh kërkojnë ndihmë! Letra anonime e dëshmitë e reja

1 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pasditen e sotme emisioni investigativ “Pa Gjurmë” në Report Tv solli në fokus historinë misterioze të zhdukjes së 19-vjeçares shqiptare në Greqi, Artemis Vasilis në 2020. Të ftuar në studio prindërit e të resë së bashku me avokatin e familjes dhanë detaje mbi zhdukjen e saj.

Tre vite pas zhdukjes misterioze të 19-vjeçares. me origjinë shqiptare në Greqi, Artemis Vasilis, prindërit e saj Jani dhe Sofia Vasilis udhëtuan për të qenë prezent në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv.

Në një intervistë me gazetaren Odeta Dume ata dhanë detaje mbi humbjen e të bijës, ndërsa treguan se 3 muaj para zhdukjes, Artemis ishte larguar sërish nga shtëpia për disa orë pas ndarjes nga i dashuri. Sipas tyre, ditën e 16 tetorit kur vajza humbi gjurmët, Artemismund të jetë takuar me ish të dashurin e saj. Por ky i fundit, refuzon të flasë me prindërit e të resë, edhe pas shumë tentativave të tyre. Dyshimi kryesor për prindërit e 19-vjeçares është pista e një rrëmbimi të mundshëm.

“Vajza ishte tip i mbyllur, nuk na kishte sjellë shqetësim. Vetëm pati një lidhje me një djalë shqiptar që ka lindur në Greqi. Ajo ka ikur njëherë nga shtëpia 3 muaj para se të zhdukej përfundimisht. Qëndroi 2-3 orë pa na lajmëruar, ndërsa bëmë denoncim në polici. Kur u kthye, ajo na tregoi se ishte ndarë nga djali me të cilin kishte pasur një lidhje. Dyshojmë se vajzën e kanë rrëmbyer, ajo mund të jetë ngatërruar me disa persona të këqinj. Ndoshta dikush e ka shfrytëzuar, por që të ketë ikur vetë vajza këtë gjë nuk e besojmë. Ish i dashuri i vajzës ka dhënë dëshmi në polici, por kur ne kemi tentuar për të folur me të ai ka refuzuar të flasë”-rrëfyen prindërit e vajzës.

Në studion e “Pa Gjurmë” prindërit e 19-vjeçares ishin të shoqëruar edhe nga avokati i familjes, Anastasios Dugas, i cili tregoi se në zyrën e tij kishte mbërritur një letër anonime që tregonte se Artemis mbahej peng nga dy persona. Sipas tij, kjo letër ishte një tentativë për çorientimin e hetimeve në lidhje me zhdukjen e 22-vjeçares.

“Kjo letër anonime që erdhi në zyrën time na tregoi disa vende ku mund të ndodhej vajza. Së bashku me policinë kemi shkuar në këto pika, ndërkohë kjo ka qenë për të na çorientuar kërkimet për Artemisën. Ne kemi bërë edhe një kallëzim për vrasje në polici, ose ajo mbahet peng nga disa persona të panjohur.”- tregoi avokati i familjes Vasilis.

Gjithashtu pasditen e sotme emisioni “Pa Gjurmë” u lidh edhe me emisionin analog në Greqi “On The Spot”, ku në një lidhje direkte gazetari Nikos Nikoletakis tregoi më tepër detaje mbi zhdukjen e të resë. Ai tregoi se sipas informacioneve jozyrtare të marra nga autoritetet greke, Artemis Vasilis është larguar me dëshirën e saj, ndërsa mund të ketë nisur një lidhje tjetër dashurie.

“Në mënyrë jozyrtare autoritetet na kanë thënë se sipas disa informacioneve Artemis ka shkuar jashtë shtetit, ose ndodhet në Greqi me një shok që nuk do që ta dinë familjarët.”- tha ndër të tjera gazetari grek Nikos Nikoletakis

Kujtojmë se Artemis Vasilis doli mëngjesin e 16 tetorit të vitit 2020 nga shtëpia për një intervistë pune në një dyqan të njohur lodrash në Koropi të Greqisë. Ndonëse u nis me atë qëllim, Artemis nuk mbërriti kurrë në destinacion. Për herë të fundit vajza me origjinë shqiptare është kapur nga kamerat duke shkuar në një stacion autobusi, aty ku është parë nga disa dëshmitarë të cilët kanë treguar se ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike. Edhe pas shumë dëshmive të mbërritura, sot 3 vite më pas, ende nuk është zbuluar diçka konkrete për fatin e 19-vjeçares Artemis Vasilis, ndërsa familjarët e saj po përjetojnë që makth që duket se ska fund.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LARG OBORRIT TË PUSHTETIT"/ Rama batuta me piktorin Luca: Artistët mund të vijnë këtu të bëjnë dhe protesta...
Previous article THA SE E KA KUSHËRI/ Dafina konfirmon lidhjen e re me një puthje në buzë

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT