SPAK ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve filmike pas kallëzimit të bërë nga PS se deputeti i Rithemelimit Bledion Nallbati ka grushtuar në seancën e djeshme në Kuvend deputetin e PS Vullnet Sina.
Prokuror i çështjes do të jetë Elvin Gokaj. Edhe grupi i Rithemelimit ka hartuar kallëzim penal të firmosur nga Gazment Bardhi në të cilin padisin Vullnet Sinën i cili sipas tyre goditi për shkak të detyrës deputetin e tyre.


