• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKET I RIU SHQIPTAR/ Policia greke: Mund të jetë në rrezik për jetën
Home
Aktualitet
Kronikë

ZHDUKET I RIU SHQIPTAR/ Policia greke: Mund të jetë në rrezik për jetën

1 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në Greqi është ngritur alarmi për zhdukjen e një 29-vjeçari shqiptar. Mediat dhe policia greke kanë dhënë alarmin për zhdukjen e 29-vjeçarit Angjelo Avdiu, baba i një fëmije, nga zona e Bartholomios Ilias.

Sipas informacioneve, i riu është parë për herë të fundit mëngjesin e së dielës dhe që prej asaj kohe ka qenë në kërkim nga të afërmit e tij. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se 29-vjeçari ka lënë në shtëpinë ku banonte të gjitha sendet e tij personale , si paratë dhe celularin, çka tregon se e ka të vështirë të jetë larguar nga zona.

Në kushte të tila sot është bërë denoncimi dhe janë publikuar të dhënat e tij me kërkesë të familjes, pasi mund të ketë arsye që i vënë në rrezik jetën.

Avdiu ka gjatësi 1,85 m, ka peshë normale, ka flokë të zinj dhe sy të zinj. Ai kishte veshur një bluzë të bardhë, xhinse blu dhe atlete të zeza. Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë me Drejtoritë e Policisë në Greqi si dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRPRITET TELEKOMUNIKACIONI NË GAZA/ Izraeli: Goditëm 11 mijë objektiva të Hamasit për 3 javë
Previous article NËNTË VITE PAS VRASJES MAKABRE/ Shpallet i pafajshëm shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

"U SHTRIVA MES PLUMBAVE"/ I shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin: Eca 2 kilometra i plagosur Aktualitet

"U SHTRIVA MES PLUMBAVE"/ I shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin: Eca 2 kilometra i plagosur

"ÇFARË MË THA PARA KRIMIT"/ Flet vajza e shqiptarit që vrau Julianën dhe veten: S’mund ta besoj! Mori jetën e nënës së një vajze të moshës time... Aktualitet

"ÇFARË MË THA PARA KRIMIT"/ Flet vajza e shqiptarit që vrau Julianën dhe veten: S’mund ta besoj! Mori jetën e nënës së një vajze të moshës time...

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë! Aktualitet

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT