• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRYENGRITJE NË BURGUN E SHKUPIT/ Plagosen gjatë përleshjeve dhjetë policë dhe disa të burgosur! Sekuestrohen…
Home
Rajon

KRYENGRITJE NË BURGUN E SHKUPIT/ Plagosen gjatë përleshjeve dhjetë policë dhe disa të burgosur! Sekuestrohen…

28 October, 2023 s.autor Rajon

Të paktën dhjetë pjesëtarë të policisë dhe disa të burgosur janë lënduar gjatë një përplasje fizike në burgun e Idrizovës, në Shkup, njoftoi më 28 tetor Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Të burgosurit, sipas zëdhënësit të MPB-së, Toni Angellovski, kanë bërë rezistencë gjatë përpjekjes së policisë për të kontrolluar qelitë e tyre, pas informacioneve se po mbanin gjësende të ndaluara.

Gjatë bastisjes që është kryer me urdhër që Gjykatës Penale të Shkupit, policia në qelitë e të burgosurve ka gjetur 63 telefona celularë, 82 thika, katër thumba, 71 mbushës telefoni dhe substance narkotike.

1698505151_66666888.jpg

Foto: Thikat dhe celularët e sekuestruar gjatë bastisjes në burgun e Shkupit

“Gjatë veprimeve të policisë është mbledhur një grup më i madh i të burgosurve dhe kanë bërë rezistencë aktive, por pas masave dhe veprimeve të ndërmarra ata janë mposhtur. Me këtë janë lënduar dhjetë policë, ndërsa janë lënduar edhe disa nga të burgosurit”, tha Angelovski në një video-regjistrim të publikuar në faqen e internetit të MPB-së.

Por, në rrjetet sociale janë shpërlarë shumë fotografi nga qelitë e burgut të Idrizovës, ku duken shumë të burgosur me lëndime të rënda trupore.

Sipas familjarëve të tyre, “njësite speciale kanë ndërhyrë brutalisht duke rrahur rëndë dhjetëra të burgosur”.

Drejtoria e burgut të Idrizovës ende nuk ka dalë me të dhëna zyrtare lidhur me incidentin në burgun e Idrizovës, ku në fuqi ende janë masat e krizës për shkak të mungesës së gardianëve, dhe njoftimeve për “kërcënim të sigurisë”.

Në ndihmë të policisë së burgut janë vënë edhe njësitë e speciale dhe pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut. Në muajt e fundit, burgu i Idrizovës është përballur me disa skandale, ndër të tjera, me hapjen e një tuneli nëntokësor nga të burgosurit që kishin planifikuar arratisjen.

Në burgun e Idrizovës në vuajtje të dënimit janë rreth 1.206 të burgosur, në mesin e të cilëve edhe ata me burgim të përjetshëm.

Shumë institucione vendore dhe ndërkombëtare në disa raste kanë raportuar për mbipopullim të burgjeve në Maqedoninë e Veriut, për trajtim jonjerëzor të të burgosurve, kushte të rënda dhe korrupsion.

Me qëllim shpopullimin e burgjeve në procedurë parlamentare gjendet propozim-ligji për amnisti që parasheh lirimin nga burgu të të dënuarve deri në gjashtë muaj burg dhe ulje të dënimit prej 30 për qind për disa kategori tjera të të burgosurve./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I BURGOSUR PËR KULTIVIM DROGE/ Ndërron jetë 31-vjeçari te ‘313’-ta! Drejtoria e Burgjeve: Pësoi arrest kardiak...
Previous article PARKIMET E GABUARA NË TIRANË/ Reagon Policia Rrugore: Shoferët të jenë më të kujdesshëm

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë Rajon

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT