Katër persona kanë rënë në pranga nga policia e Durrësit ditën e sotme, nën akuzë për vjedhje.
Policia ka njoftuar se janë ndaluar dy 38-vjeçarë, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur produkte ushqimore në një market. Po ashtu një 40-vjeçar u kap në flagrancë pasi ka tentuar të vjedhë një celular, në një lokal. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit për një vjedhje tjetër të kryer më parë.
Nga ana tjetër edhe një 27-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar. 27-vjeçari akuzohet se më 25 tetor, ka vjedhur produkte ushqimore, në një market
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasit E. T., 38 vjeç, banues në Shakllnur, Durrës dhe D. B., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte ushqimore në një market, në lagjen nr. 13, Durrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka tentuar të vjedhë një celular, në një lokal. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit për një vjedhje tjetër të kryer më parë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak ndaluan shtetasin S. Ll., 27 vjeç, banues në Shijak, i cili ishte shpallur në kërkim pasi më datë 25.10.2023, ka vjedhur produkte ushqimore, në një market. Ky shtetas është kapur duke tentuar të kalojë kufirin në PKK Muriqan, Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


