Ariel Rraja, 22 vjeç, nga Nikla e Krujës, është prangosur nga policia pasi i janë gjetur në automjet kokainë dhe shuma parash. 22-vjeçari rezulton të jetë nipi i ish deputetit Rrahman Rraja. Babai i tij Flamur Rraja ishte protagonist në dhunën barbare për guroren në fshatin Borizani në korrik të këtij viti.
A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njofton policia.
Ariel Rraja është djali i Flamur Rrajës, vëllait të deputetit, i cili vazhdon të jetë në kërkim për dhunën e ushtruar bashkë me pjesëtarë të tjerë të fisit të tij ndaj dy vëllezërve Maja.


