• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA “PARTIZANI”/ Gjeneral Qirjazi u shkarkua se nuk firmoste, në vend të tij Xhemal Gjunkshi një javë pas emërimit, vulosi 5 dokumente…
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA “PARTIZANI”/ Gjeneral Qirjazi u shkarkua se nuk firmoste, në vend të tij Xhemal Gjunkshi një javë pas emërimit, vulosi 5 dokumente…

26 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një prej personazheve që Sali Berisha ka vënë në shënjestër që prej ditës kur GJKKO vendosi masat e sigurisë ndaj tij dhe i arrestoi dhëndrin, është Vladimir Qirjazi, ish gjeneral brigade, ish Komandant i Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura, që i rezistoi 3 vite privatizimit të ish kompleksit Partizani, të cilin e konsideronte në shkelje të ligjit.

“Komanda mbështetëse, me drejtues gjeneral Vladimir Qirjazin, ky personalisht ishte bllokuesi kryesor”, akuzonte 3 ditë më parë Berisha para mediave.

Por si e zgjidhi Berisha një ‘problem’ të tillë? Me dekret të Presidentit Topi nr. 6231, datë 2 shtator 2009, Qirjazi shkarkohet dhe në vend të tij me dekret 6291 datë 7 tetor 2009 emërohet në pozicionin e Komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral Xhemal Gjunkshi.

Gjunkshi i gatshëm për t’u bindur urdhrave dhe për të nënshkruar menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim merr gjithçka në dorë. Në vetëm 24 orë bën plot 5 veprime.

Vetëm një javë pas emërimit, më datë 15 tetor 2009, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Arben Imami autorizon Xhemal Gjunshin si kompetent për shitjen e pronës.  Pa kaluar 24 orë, Gjukshi kalon të gjitha procedurat që ishin të pamundura të kryheshin prej 3 vitesh nga Qirjazi.

Më 16 tetor në drejtim të Gjunkshit vjen një memo që i kërkon të bëhet kontabilizimin, menjëherë ai ngre grupin e punës për të bërë kontabilizimin, grupi i punës i pasqyron marrjen në dorëzim të pronës me vlerat kontabël përkatëse, gjithashtu Gjunkshi nuk humbet kohë por njofton Ministrinë e Mbrojtjes për kontabilizimin e pasurisë. Dhe në po të njëjtën ditë vetë Xhemal Gjunkshi bën dorëzimin e pronës te familjet e njohura pronare, ku firmos edhe Jamarbër Malltezi.

Ndërsa shitja zyrtare, në prani të noterit është bërë 5 ditë më pas, më datë 21 tetor. Në dokument firmos në emër të shtetit Xhemal Gjunkshi dhe ndër firmat e pronarëve edhe Jamarbër Malltezi.

Nga ky moment Xhemal Gjunkshi njeh vetëm ngjitje në karrierën e tij. Ai më 8 gusht 2011 merr detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ndërsa në vitin 2017 u bë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërsa paraardhësi i tij në Komandën e Forcës Mbështetëse, Vladimir Qirjazi, pas shkarkimit u lëviz në një tjetër pozicion derisa sa më vonë u përjashtua totalisht nga forca e armatosura, si një hakmarrje për një shërbim që nuk pranoi ta bënte në shkelje të ligjit.

Në dosjen e SPAK evidentohen dhjetëra veprime prej Qirjazit, komunikime të tij me eprorët, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ministrat e Mbrojtjes Oketa dhe Imami, deri te Presidenti i Republikës. Gjenerali skrupuloz i shqetësuar nënvizonte se procedura për privatizimin nuk është ligjore dhe se statusi i pronës ishte i paqartë. Ai rezistoi, me gjithë presionet dhe kërcënimet e marra, nuk pranoi kurrë të vinte nënshkrimin e tij në procedurat e gjykuara të paligjshme.

SPAK evidenton në dosje një letër të pa protokolluar, letër ankesë për gjeneral Qirjazin  nga familjet e pronarëve, por disa nga firmosësit e letrës më vonë kanë thënë se nuk e mbajnë mend ta kenë nënshkruar.

Një tjetër letër e konceptuar nga Ilir Kadiu, që rezulton një prej pronarëve dhe që i kishte dhënë Jamarbër Malltezit të drejtën për ta përfaqësuar duke i dhënë 5% të pronës së tij (minuta 23 investigimi), pretendon për shkelje nga Qirjazi dhe vendosin ultimatum prej 10 ditësh për gjeneralin. Letra firmoset nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

Marrë shkas nga këto, me firmë të Sali Berishës nxirret urdhri i datës 16 prill 2009 për t’i ushtruar kontroll Qirjazit.

3 javë më vonë, Ilir Kadiu, një prej pronarëve të pronës në konflikt total interesi, së bashku me një inspektor tjetër përpilojnë aktin e inspektimit dhe ngarkojnë me përgjegjësi Vladimir Qirjazin dhe kërkojnë masa disiplinore.

Por Qirjazi reziston, edhe pasi në zyrë e kishte thirrur ministri Gazmend Oketa, i cili i kishte thënë ‘duhet të firmoset, ma kërkojnë edhe mua’

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VLEN MË SHUMË..."/ Klajdi Haruni zbulon dhuratën që Flor Mumajesi i ka bërë pasi mori vesh lajmin që ai do të bëhej baba
Previous article E AKUZOI SE KA SHKELUR KUSHTETUTËN/ Rrëzohet kërkesa e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij

s.autor

Postime të ngjashme

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT