Arrestohet ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi.Arrestimi është kryer ditën e sotme në Tiranë me urdhër të SPAK. Në momentin e arrestimit Dashi ka qenë në zyrë, ndërsa aktualisht mban pozicionin specialiste e Kadastrës për zonën Kamëz-Vorë.
Dashit i është sekuestruar telefoni, ndërsa burime bëjnë me dije se janë edhe disa të shoqëruar.


