• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AFERA “PARTIZANI”/ Sot seanca në GJKKO për Sali Berishën! Ish-kryeministri thërret në ndihmë strukturat e partisë
Home
Breaking News

AFERA “PARTIZANI”/ Sot seanca në GJKKO për Sali Berishën! Ish-kryeministri thërret në ndihmë strukturat e partisë

25 October, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Gjykatën e Posaçme pritet të mbahet sot seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën ‘korrupsion pasiv’ në çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’. Seanca që ishte parashikuar të mbahej ditën e djeshme u mbyll pa vendim për shkak se dy avokatët e Berishës kërkuan kohë për t’u njohur me dosjen.

Seanca do të mbahet në orën 14:30, por edhe sot pritet që ish-kryeministri Sali Berisha të mos jetë prezent, por të dërgojë dy avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi siç bëri ditën e djeshme. Berisha deklaroi se paraqitet në gjykatë, vetëm nëse hiqet masa “detyrim paraqitje”.

Nga ana tjetër, mbrojtësit ligjorë të Berishës deklaruan gjithashtu se kanë paditur gjyqtaren Irena Gjoka për ‘shpërdorim detyre’ duke kërkuar përjashtimin e saj, por gjykata nuk e konfirmoi dorëzimin e kësaj kërkese. Sipas tyre, gjyqtarja ka shkelur Kushtetutën me caktimin e masë së sigurisë për ish kryeministrin pa autorizim nga Kuvendi.

Në këtë betejë me drejtësinë, Berisha do të përfshijë edhe partinë e tij. Sot ai pritet që të mbledhë Kryesinë e Rithemelimit, ndërsa të premten do të mbledhë Këshillin Kombëtar të Rithemelimit.

Akuzat
Në dosjen “Partizani” Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, ndërsa Sali Berisha vetëm për “korrupsion pasiv”.  Ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për ‘korrupsion aktiv’ dhe ‘pastrim parash’ . Dy ditë më parë GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, si edhe detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi, shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri.

Ndërsa në bashkëpunim me ndërtuesin Fatmir Bektashi, Malltezi dyshohet se ka kryer pastrim të produkteve të veprës penale, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri mbi 5 milinë euro.

Nga ana tjetër edhe Bektashi dyshohet se ka kryer korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në bashkëpunim me Malltezin, duke i dhënë atij përfitimeve të paligjshme në shuma të mëdha, me qëllimin e përbashkët për të bërë ndërtime në terrenet sportive. Ai dyshohet se në bashkëpunim me Malltezin kanë kryer pastrim të produkteve të veprës penale teksa kanë fshehur origjinën e vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të Malltezi, duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRIVATIZIMI I "PARTIZANIT"/ Hoxha: Berisha nuk i rrëzon dot masat e sigurisë me konferencë nga zyra e PD
Previous article AKSIDENT NË SHKODËR/ Shoferja përplas biçikletën, plagoset 56-vjeçarja

s.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT