• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Pjesë e grupit që vranë 22-vjeçarin shqiptar në rrugën e Britanisë, mbi 30 vite burg për dy bashkatdhetarët e viktimës
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Pjesë e grupit që vranë 22-vjeçarin shqiptar në rrugën e Britanisë, mbi 30 vite burg për dy bashkatdhetarët e viktimës

24 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy burra të dënuar për vrasje nga pakujdesia për rolet e tyre në një përleshje të madhe në rrugë në Sheffield, e cila çoi në vdekjen e një 22-vjeçari, janë vënë pas hekurave. Armend Xhika vdiq nga plagët me thikë pas një përleshjeje masive midis dy grupeve shqiptarësh më 13 maj të vitit 2021.

Policia e Yorkshire-it të Jugut thotë se përleshja ishte paraprirë pas një përplasjeje në rrugë, e cila ndodhi më herët atë ditë, pasi një nga grupet fajësoi zotin Xhika për aksidentin. Marsid Senia, 26 vjeç dhe 29-vjeçari Mentor Selmani u shpallën fajtorë për vrasje nga pakujdesia në lidhje me vdekjen e të riut, shkruajnë mediat vendase.

Pas më shumë se dy vitesh pritje, familja e Z. Xhika më në fund iu dha drejtësi kur dy nga personat përgjegjës për vdekjen e tij të parakohshme u burgosën për një total prej 33 vitesh e katër muajsh gjatë një seance në Gjykatën e Sheffield.

Duke përshkruar rolet e Selmanit dhe Senias, gjyqtari, Nicholas Hilliard, tha në seancë se megjithëse provat nuk zbuluan që ndonjëri prej tyre kishin qëlluar me thikë 22-vjeçarin, duke i shkaktuar plagët fatale, por është e faktuar që ata ishin në vendin e ngjarjes dhe pjesë e grupit që ‘inkurajonte ‘ dhe ‘ndihmuan’ vrasësin.

Duke dhënë dënimin, gjyqtari tha se ashpërsia e çështjes kërkon ‘dënime të rëndësishme’ dhe e burgos Selmanin për 20 vjet, ndërsa Senia u dënua me 13 vjet e katër muaj pas hekurave. Të dy të pandehurve iu tha se ata nuk mund të lënë qelitë pa kryer dy të tretat e dënimit të tyre dhe më pas do të dëbohen pas daljes nga burgu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË GAZA/ Skretari amerikan i Shtetit, Blinken paralajmëron Iranin: Do të reagojmë me vendosmëri nëse…
Previous article VUÇIÇ-KURTI TË ENJTEN NË BRUKSEL/ BE: Kemi bërë një propozim modern evropian për Asociacionin

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT