• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VETËPLAGOS ME KALLASHNIKOV DHE DHA DËSHMI TË RREME/ 33-vjeçarit në Finiq i zbulohet parcelë me drogë
Home
Aktualitet
Kronikë

U VETËPLAGOS ME KALLASHNIKOV DHE DHA DËSHMI TË RREME/ 33-vjeçarit në Finiq i zbulohet parcelë me drogë

23 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

33-vjeçarit Hekuran Murtaj, banues në fshatin Stjar të Delvinës, i cili u arrestua disa ditë më parë nga policia e Sarandës për “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, i është zbuluar edhe një parcelë me drogë.
Murtaj shkoi i plagosur në spitalin e Sarandës më 20 shtator, ku deklaroi se i kishte plasur një fishek që e kishte gjetur në fushë dhe e kishte goditur me gur. Hetimet e policisë së Sarandës zbuluan se Murtaj ishte plagosur në Livadhja, në Bashkinë Finiq, nga shkrepa e një armë zjarri “Kallashnikov” që ai e mbante pa leje. Pas plagosjes, vëllai dhe një shok i tij ishin siguruar për fshehjen e armës së zjarrit për të mos u zbuluar nga policia.

Megjithatë, gjatë kontrollit të një celulari, policia u përball edhe me një tjetër vepër penale. Siç zbulohet nga aktet gjyqësore në vendimin për caktimin e masës së sigurisë: “Gjatë këqyrjes që i bëhet fotove dhe videove të regjistruara gjendet edhe një video e regjistruar në datën 2 gusht 2023, 17 sekonda e cila tregon disa bimë të dyshuara narkotike “cannabis sativa” në mes të disa shkurreve dhe një video tjetër 23 sekonda, e cila tregon të njëjta pamje. Nga ana e policisë gjyqësore janë ushtruar kontrolle në zonat dhe fushat midis fshatit Vagalat e Gravë me dron dhe u gjet vendi ku ishin kultivuar bimët e dyshuara narkotike, të cilat ndodheshin në afër lumit Pavilo në anë të fushave me misër. Në këtë territor ku u zbuluan bimët narkotike u gjetën dhe u sekuestruan me cilësi e provës materiale një bidon plastik 0.5 L me mbishkrimin “ZAGORI”, dy qese plastmasi me ngjyrë të bardhë, si dhe disa rroba të cilat u dërguan për ekzaminim laboratorik”.

Megjithatë Prokuroria duket se ende nuk ka ngritur akuzën e “kultivimit të bimëve narkotike” ndaj Murtajt, në pritje të ekspertizës nga Tirana. Ai ndërkohë është lënë në masën “Arrest në burg” nga Gjykata për veprën penale “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, ndërkohë që shoku i tij Luan Ramaj është në masën “Arrest në shtëpi” ndërsa i vëllai Mullez Murtaj është lënë i lirë në masën “detyrim paraqitje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRON Izraeli: Lufta në Gazë do të zgjasë disa muaj
Previous article "URDHRI KËRKOHEJ NGA LARTË"/ Dosja e SPAK: Gjeneral Vladimir Qirjazi kundërshtoi privatizimin e ish-kompleksit ‘Partizani’

s.autor

Postime të ngjashme

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT