• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Flet Veliaj në konferencën për Ballkanin: Tirana injekton 500 milionë euro në vit në ekonomi
Home
Ekonomi
GoodNews

Flet Veliaj në konferencën për Ballkanin: Tirana injekton 500 milionë euro në vit në ekonomi

24 January, 2018 g.autor Ekonomi, GoodNews

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë sot në edicionin e parë të Forumit Ekonomik të Tiranës, me temë “Ballkani i së ardhmes: Drejt një përfshirje globale”, ku theksoi se falë mirëadministrimit të ndërmarrjes së UKT-së.

Jo vetëm që u kalua periudha e vështirë financiare në të cilën u gjend kjo ndërmarrje 3 vite më parë, por njëkohësisht janë rritur investimet dhe përmirësuar cilësia e shërbimit për qytetarët.

“Një nga kompanitë që po performon më mirë në Bashkinë e Tiranës është kompania e Ujësjellës-Kanalizimeve. Nuk besoj se ka, në historinë e vendit tonë në 27 vjet, një performancë të një kompanie që brenda një viti jo vetëm menaxhohet në mënyrë serioze, por del me fitim.

Lind pyetja: Pse na duhen kreditë? Sepse nevoja për investime është disafish se fitimi ynë vjetor. Kemi dy mundësi, ose këtë fitim vjetor në 40 vitet e ardhshme ta investojmë dhe do të kemi ujë 24 orë dhe shërbime të tjera pas 40 vjetësh ose të kemi akses në tregje, që kjo mund të jetë një bursë ose në formë kredish apo partneritete të tjera financiare, ku t’i gëzojmë këto të mira”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Duke u ndalur edhe tek një tjetër projekt i rëndësishëm i Bashkisë së Tiranës, si kreditë e buta, të cilat i dhanë zgjidhje strehimit të një mijë familjeve në kryeqytet, por gjeneroi edhe rreth 60 milionë euro në ekonominë e kryeqytetit, Veliaj shtoi se faza e dytë do të nisë në shkurt.

Gjithashtu, një tjetër reformë e ndërmarrë në kryeqytet është edhe ajo e parkimit publik, i cili është transformuar tërësisht, dhe sipas Veliajt, përmes të ardhurave që mblidhen po realizohen një sërë investimesh të rëndësishme për komunitetin, si korsitë e biçikletave dhe mbjellja e pemëve.

“Parkimi nuk ishte falas, por kishim një ekonomi të zezë. Kurse sot është kthyer në një nga kompanitë që sjell të ardhura për bashkinë.

Një pjesë e madhe e gjelbërimit apo e korsive të biçikletave financohet nga kompania e parkimit”, tha kreu i bashkisë, teksa shtoi se bursa si “Bursa Shqiptare e Titujve, ALSE”, kanë potencialin për të ofruar instrumentet që i duhet bashkisë dhe kompanive publike për të rritur kapitalin dhe për të mundësuar investime që në të kundërt do të kërkonin shumë vite kohë.

Ndërkaq, Veliaj e vuri theksin edhe tek mundësitë që kanë qytetet për të ndikuar pozitivisht në ekonomi dhe në mënyrat për financimin e bashkive që mbiperformojnë.

“Qytetet sot gjithmonë e më shumë po bëhen jashtëzakonisht aktive në terma të peshës dhe muskulit ekonomik që ushtrojnë. Projektet që kemi me partneritet publik-privat, me koncesion, projekte si ato që po bëjmë për shkollat e reja që do ndërtohen në Tiranë, kryeqyteti është sot përgjegjës për injektimin të rreth 500 milionë eurove në vit në ekonomi”, deklaroi Veliaj.

Një tjetër pikë në të cilën u ndal kreu i bashkisë ishte dhe nevoja për thithjen e më shumë financimeve për realizimin e projekteve të ndryshme.

Veliaj propozoi vendosjen e një minitavani për bashkitë, të cilat performojnë më mirë, sikurse është edhe Bashkia e Tiranës për thithjen e më shumë financave për investime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Arben Derhemi në film si bos droge, ja kush është e dashura e tij
Previous article KONKURSI PËR GRADËN 'DREJTUES I PARË'/ Publikohen fituesit. Ja LISTA e plotë

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT