• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË RRËSHEN/ Autorët për tre ditë ndoqën lëvizjet e Martin Bardhit! Motori i ‘Jeep’ hyri nga Kosova e solli një laçjan
Home
Breaking News

ATENTATI NË RRËSHEN/ Autorët për tre ditë ndoqën lëvizjet e Martin Bardhit! Motori i ‘Jeep’ hyri nga Kosova e solli një laçjan

20 October, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

LEZHE – Automjeti tip “Jeep” i përdorur nga autorët në vrasjen e Martin Bardhit me 26 shtator 2023 në Rrëshen ka lëvizur në këtë qytet për tre ditë më radhë deri në ekzekutimin e 59-vjeçarit.

Diçka e tillë është zbuluar nga kçyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve në Rrëshen, çka do të thotë se autoret të cilët kanë qenë dy persona i ka ndjekur lëvizjet e shënjestrës së tyre, duke gjetur momentin më të përshtatshëm për ta ekzekutuar me breshëri plumbash, mesditën e 26 shtatorit në lokalin e tij, nga ku mbeten të plagosur dhe tre përsona të tjere të cilët ishin nën shoqërinë e viktimës.

Ndërkohë hetimet kanë zbuluar numrin serial të fuoristrades e cila u gjet e djegur në fshatin Gziq të Mirditës

Motori i këtij automjeti ka hyrë në Shqipëri nga Kosova, përmes një përsoni nga Kurbini. Ai është identifikuar dhe marrë në pyetje nga hetuesit, duke treguar se motorin e makinës e ka shitur tek përsona të tjere të cilët nuk i ka njohur.

Sipas policisë motori më tej është montuar tek makina tip “Jeep”, duke e kthyer atë në një gjendje punë.Zbulimi i këtyre detajeve solli shprese tek policia për zbardhjen e ngjarjes, por deklarimet e personit që kishte shitur motorin e makinës nuk e ndihmuan hetuesit, duke e çuar sërish këtë çështje në pikën zero.

Që prej momentit të ngjarjes e deri më tani janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe janë marrë në pyetje një sërë përsonash, por pa arritur të bien në gjurmet e vrasjes së 59-vjeçarit Martin Bardhi, ngjarja e cila tronditi qytetin e vogël të Rrëshenit.

Krahas konflikteve me familjen Reçi, hetuesit po kalojnë në sitë dhe problemet të tjera që mund të ketë patur viktima apo dhe familjar të tjere të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI/ Priten reshje shiu, ja si do jetë moti për sot
Previous article LUFTA/ U rrëmbyen nga terroristët e Hamasit më 7 tetor, këto janë nënë e bijë që sot u lanë të lira

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I NXEHTË DHE TEMPERATURAT E LARTA/ Ndryshon orari i protestës në Tiranë Aktualitet

MOTI I NXEHTË DHE TEMPERATURAT E LARTA/ Ndryshon orari i protestës në Tiranë

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

AKSIONET E SPAK/ Reagon Braho: Pasuritë me origjinë kriminale do sekuestrohen Aktualitet

AKSIONET E SPAK/ Reagon Braho: Pasuritë me origjinë kriminale do sekuestrohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT