• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ I RIU NGA PUKA/ Iu gjetën katër thasë me 29 kilogramë kanabis në banesë, arrestohet pas dy muajsh 27-vjeçari i shpallur në kërkim
Home
Lifestyle

E PËSON KEQ I RIU NGA PUKA/ Iu gjetën katër thasë me 29 kilogramë kanabis në banesë, arrestohet pas dy muajsh 27-vjeçari i shpallur në kërkim

20 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë, Lifestyle

Një 27-vjeçar banues në Fushë Arrëz i shpallur në kërkim rreth dy muaj më parë për kultivim të lëndëve narkotike në kuadër të operacionit “Alpe të Pastra” është arrestuar sot.

I riu i dënuar dënuar me “Arrest me burg” pasi pranë banesës së tij, u gjetën të kultivuara 280 bimë narkotike cannabis sativa të mbjella si dhe 4 thasë të mbushur me rreth 29 kilogramë të kësaj lënde narkotike ishte shpallur në kërkim që nga data 18 gusht 2023, në kuadër të fazës së 13 të megaoperacionit,

Njoftimi i policisë

Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale për rastet e kultivimit të bimëve narkotike, në terrene të hapura, të goditura më parë, nga Policia, në kuadër të megaoperacionit anticannabis të koduar “Alpe të pastra”. Ishte shpallur në kërkim në kuadër të fazës së 13 të megaoperacionit, pasi kishte kultivuar 280 bimë cannabisi dhe kishte prodhuar 29 kilogramë të kësaj lënde, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të implikuar në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, raste të së cilës janë goditur nga Policia e Shkodrës, në kuadër të megaoperacionit të koduar “Alpe të pastra”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim N. H., 27 vjeç, banues në fshatin Arst, Fushë Arrëz.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 27-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më datë 18.08.2023, shërbimet e Policisë së Shkodrës, në kuadër të fazës së 13 të megaoperacionit policor “Alpe të pastra”, gjetën të kultivuara në afërsi të banesës së shtetasit N. H., 280 bimë narkotike cannabis sativa, si dhe 4 thasë të mbushur me rreth 29 kilogramë të kësaj lënde narkotike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ U rrëmbyen nga terroristët e Hamasit më 7 tetor, këto janë nënë e bijë që sot u lanë të lira
Previous article KËSHILLI I SIGURIMIT/ Ministri i Jashtëm Hasani: Lojërat për pushtet të mos pengojnë realizimin e paqes

s.autor

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT