• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Kapen 10 milionë dollarë kokainë në Peru, kush është “baba” në krye të organizatës kriminale. Furnizonte mafien shqiptare…
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET/ Kapen 10 milionë dollarë kokainë në Peru, kush është “baba” në krye të organizatës kriminale. Furnizonte mafien shqiptare…

19 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një operacion i gjerë i policisë peruane ka çmontuar një organizatë kriminale të njohur si “Roll Royce”. Operacioni i quajtur “Protokolli 2023” u krye njëkohësisht në tre pika, ku u sekuestruan 114 pako kokainë, me vlerë mbi 10 milionë e 400 mijë dollarë amerikanë.

Drejtuesi i organizatës, i identifikuar si Nicola Berishaj, alias “Baba”, është një shtetas malazez, i cili dyshohet se vepron si emisar i trafikantëve shqiptarë të drogës. Sipas autoriteteve, mafia shqiptare është një nga më të fuqishmet në Evropën Juglindore. Sipas agjentëve të antidrogës, organizata kriminale ishte gati të eksportonte drogën përmes portit Chalaco.

Mes të arrestuarve është edhe Segundo Fernando Sangama Flores, i njohur ndryshe si “Chuy”, i cili ishte përgjegjës për ruajtjen e pakove të kokainës. Sipas mediave vendase, operacioni erdhi pas disa muajsh hetime që i lejoi policisë të lokalizonte një shtëpi në San Martín de Porres, ku u gjetën pakot e drogës të vendosura në një furgon të vogël.

Njëkohësisht, në një zonë tjetër, Juan Reina Sánchez, alias Caballo, u arrestua në posedim të mijëra soles (monedha peruane), euro dhe dollarë. Sipas Policisë, Reina Sánchez ishte përgjegjëse për koordinimin me zonën e prodhimit në Huallaga dhe pellgun e lumit Palcazu.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1290 euro, 3587 dollarë dhe më shumë se 32 mijë soles në 100 kartëmonedha, përveç bizhuterive dhe dhjetëra pajisjeve që përdorte organizata për të komunikuar pa u zbuluar. Nga hetimi u zbulua gjithashtu se Nicola Berishaj, alias “Baba”, pozonte si pastor i një kishe ungjillore për të mos ngjallur dyshime. Pavarësisht se është identifikuar nga policia, Berishaj ka arritur të largohet nga vendi dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas hetimeve, “Baba” kishte kryer tashmë të paktën një dërgesë droge drejt Europës së bashku me bashkëpunëtorët e tij peruanë. Autoritetet vijojnë kërkimet për Berishën dhe një person kyç në organizatë, i njohur si “Doktori”, i cili identifikohet si koordinatori kryesor për paketimin e kontejnerëve në portin e parë. Ky individ është identifikuar si Santiago Jiménez Velásquez, një njeri i besuar i kreut të grupit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARTIZANI MPOSHT 2-1 TIRANËN/ Kryeqyteti mbetet i kuq! Bardheblutë 381 ditë pa fitore në derbi
Previous article HAPEN APLIKIMET PËR T'U BËRË PJESË E OSHEE/ Ministrja Balluku: Kërkohen 309 elektriçistë të rinj

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT