• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LEJUAN NDËRTIMIN PA LEJE NË KSAMIL DHE SARANDË/ Prokuroria kërkon arrestimin e dy punonjësve të IKMT-së dhe katër ish-punonjësve të IVMT
Home
Aktualitet
Kronikë

LEJUAN NDËRTIMIN PA LEJE NË KSAMIL DHE SARANDË/ Prokuroria kërkon arrestimin e dy punonjësve të IKMT-së dhe katër ish-punonjësve të IVMT

17 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Sarandës i ka kërkuar gjykatës arrestimin e katër ish-punonjësve të IVMT dhe dy punonjësve të IKMT, pasi lejuan ndërtimin e paligjshëm në Ksamil dhe Sarandë.

Dy punonjësit e IKMT-së, Erjon Çakalli dhe Denis Balili bashkë me katër ish-punonjësit e IVMT V.XH., B.K., A.M., E.Z. dyshohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Ata kanë lejuar zhvillimin e ndërtimeve të paligjshme në zonën e Ksamilit por edhe në Sarandë në pesë muajt e parë të vitit, janar-maj 2023, që përkon me periudhën parazgjedhore.

16 pasuri banimi dhe biznese janë sekuestruar sipas Prokurorisë së Sarandës, ndërsa vijion hetimi edhe për disa zyrtarë të tjerë lidhur me shkeljet.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kërkoi arrestimin e katër ish-punonjësve të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT) dhe 2 punonjësve të IKMT (përgjegjës për territorin e Bashkisë Sarandë), të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Kjo prokurori ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer veprime hetimore në funksion të procedimit penal nr. 240 të vitit 2023, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”.

Deri në këtë fazë të procedimit, janë administruar prova të mjaftueshme në lidhje me mosveprimet e paligjshme të punonjësve të IVMT bashkia Sarandë dhe të IKMT Tiranë (përgjegjës për bashkinë Sarandë) V.XH., B.K., A.M., E.Z., si dhe E.Ç., dhe D.B., të cilët me mosveprimet e tyre kanë lejuar zhvillimin e ndërtimeve të paligjshme në zonën e Ksamilit por edhe në juridiksionin territorial të Bashkisë Sarandë në pesë muajt e parë të vitit, janar-maj 2023, që përkon me periudhën parazgjedhore.

Përgjatë kësaj periudhe nga ana e personave nën hetim nuk është përcjellë asnjë kallëzim penal në prokurori, kur ndërkoh nga ana e Komisariatit të Policisë janë referuar 49 raste të ndërtimeve të paligjshme në zonën Ksamil-Sarandë.

Në funksion të këtij procedimi janë sekuestruar 16 pasuri (objekte) me destinacion banimi dhe biznese.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, garanton opinionin publik se fenomeni i ndërtimeve pa leje do të ndëshkohet ashpër sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Gjithashtu, po procedohet edhe për disa zyrtarë të tjerë lidhur me shkeljet në këtë qytet për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”’, sipas Prokurorisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE/ Shqiptari rrëmben 13-vjeçaren në Greqi dhe e përdhunon, prindërit e gjejnë të miturën në rrugë
Previous article TENSIONET NË VERI/ Macron: Franca ka pezulluar vizat për Kosovën, Serbia të dënojë sulmin në veri

s.autor

Postime të ngjashme

NGA "LOKU" DERI TEK "HIDRAULIKU"/ ZBARDHEN të gjitha kodet e SKYECC për pseudonimet e Koçekut, Hamzait, Orest Sotës dhe të tjerëve Aktualitet

NGA "LOKU" DERI TEK "HIDRAULIKU"/ ZBARDHEN të gjitha kodet e SKYECC për pseudonimet e Koçekut, Hamzait, Orest Sotës dhe të tjerëve

MERR FUND ARRATIA E NIPIT TË "MIRIT TË XHIKËS"/ Erjon Rama shkon me këmbët e veta në Polici, emri i tij mes biznesmenëve që dyshohet se pastronin paratë e krimit Aktualitet

MERR FUND ARRATIA E NIPIT TË "MIRIT TË XHIKËS"/ Erjon Rama shkon me këmbët e veta në Polici, emri i tij mes biznesmenëve që dyshohet se pastronin paratë e krimit

TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit Aktualitet

TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT