• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SANKSIONONI RAMËN DHE VUÇIÇIN”/ 3 të rinj protestë te Piramida, shoqërohen në polici
Home
Aktualitet
Kronikë

“SANKSIONONI RAMËN DHE VUÇIÇIN”/ 3 të rinj protestë te Piramida, shoqërohen në polici

16 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri i cili tentoi të shpaloste një banderolë pranë perimetrit të sigurisë ku po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit.

Pak para arrestimit i riu deklaroi për kamerën e Euronews se fillimisht policisët e larguan dhe i kërkuan që të mos e shpaloste banderolën që mbante në dorë, ku shkruhej sanksiononi Vuçiç dhe Ramën.

“Unë jam Arbër Lleshi dhe përfaqësoj veten time, nuk përfaqësoj asnjë. Desha të shpalos parrullën këtu jashtë perimetrit të suigurisë”, tha ai.

Pak pas prononcimit për media i riu tentoi sërish të shpaloste banderolën, por u ndalua nga efektivët e policisë dhe u shoqërua.

Miqtë e tij, Adriatik Kurti dhe Arilda Lleshi thanë se nuk janë përfaësues të asnjë force politike, thjesht donin të përcillnin në mënyrë paqësore mesazhin e tyre për liderët e BE-së.

“Nuk na dhanë asnjë arsye. Për shkak të banderolës na thanë. Ne nuk bëmë asnjë gjë.

Na thanë jemi afër perimetrit të sigurisë për ta shpalosur këtë parrull. Ne ishim jashtë.

Mesazhi që donim të përcëllinim ishte se nuk mund të ketë integrim me autokratë si Rama dhe Vuçiç. Nga njëra anë kemi Vuçiçin i cili mezi pret të sulmojë Kosovësn, ndërkohë që Rama e mbështet për ndarjen e Kosovës fillimisht dhe tani për marrjen e kontrollit të veriut nga KFOR.

Jo nuk jemi anëtar partie, por jemi qytetar të ndryshëm që ndjekim jetën politike”, tha protestuesja.

Menjëherë pasi dhe ata përfunduan deklaratën për media, u shoqëruan nga policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK MORI PJESË NË PUNIMET E SAMITIT/ Begaj do të presë Macron në vizitën zyrtare në Shqipëri. Zbardhet agjenda e plotë
Previous article SAMITI/ Nikolla: Kuvendi, i vendosur për të garantuar gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit evropian

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT