• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI “SHPIRTI”/ GJKKO jep 150 vite burg për 15 anëtarët e grupit të përfshirë në skemën e trafikut ndërkombëtar të drogës
Home
Breaking News

OPERACIONI “SHPIRTI”/ GJKKO jep 150 vite burg për 15 anëtarët e grupit të përfshirë në skemën e trafikut ndërkombëtar të drogës

15 October, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për personat e dosjes “Shpirti” të gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Në total për 16 persona u firmosën 150 vite burg, por me gjykim të shkurtuar me 100 vite. Njëprej anëtarëve është shpallur i pafajshëm, bëhet fjalë për Luan Zylyftari.

Më herët GJKKO, ka dhënë dënimet për 8 anëtarë të grupit, mes tyre kreun e grupit Ilirjan Duçellari, i cili është dënuar me 17 vite heqje lirie, e konvertuar në 11 vite e 4 muaj.

Në dosjen e megaoperacionit “Shpirti” që u zbardh nga Shqiptarja.com dhe Report Tv zbulohet roli i Ilirjan Ducellari (alias Zaimi) si kreu i bandës që kishte plantacione gjigante kultivimi hashashi në zonën e Skraparit dhe bënte të mundur trafikimin drejt Italisë. Ndërsa Rexhino Muça rezulton si pjesë e grupit të Ilirjan Duçellarit që në nëntor të vitit 2015 dështoi në transportimin e 800 kg kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Nisja e lëndës narkotike u bë nga Divjaka, nga Piro Bregu, Elton Hamza, Rexhino Muça e Robert Muftari, por gjatë udhëtimit të parë u prishën motorët, skafi u mbush me ujë, kështu u detyruan të kthehen në Shqipëri.

Dënimet

  1. Aleks Memaj – 15 vjet, me gjykim të shkurtuar 10 vjet
  2. Saimir Kurti – 13 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet e 8 muaj
  3. Erind Hysomemaj – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar8 vjet
  4. Klajdi Ademi (Hysomemaj) – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
  5. Toni Kushi – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
  6. Mariglen Çaçi – 12, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
  7. Aleksandër Neço – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
  8. Çezar Xhomemo – 3 vjet, me gjykim të shkurtuar 2 vjet (lirohet, ka mbyll dënimin)
  9. Shkëlzen Kamberi – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
  10. Malton Lleshi – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
  11. Luan Zylyftari – I pafajshëm (akuzohej për kultivim narkotikësh & grup i strukturuar kriminal)
  12. Artan Zylyftari – 8 vjet, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
  13. Geri Zylyftari – 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
  14. Erind Zylyftari – 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
  15. Ilir Gaba – 8 vjet, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
  16. Festim Lelaj – 3 vjet, me gjykim të shkurtuar 2 vjet burg

Operacioni “Shpirti” u zhvillua 2 vite më parë, në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri. Ishin 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë që rrëfyen para autoriteteve italiane se si ishte bërë trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Si kokë të grupit konsideronin Ilirjan Duçellarin. Mes të arrestuarve kishte punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku. Çështja për personat e tjerë që po gjykohen është ndarë për shkak se disa kanë shkuar me gjykim të zakonshëm dhe disa të tjerë është pushuar. “Shpirti” erdhi pas 2 operacioneve të mëparshme të koduar “Shefi” dhe “Kulmi” të zhvilluar në vitet 2018 dhe 2020.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI "SPIDERMANI"/ 28-vjeçari futet në një banesë në Tiranë dhe vjedh mijëra euro! Arrestohet nga policia
Previous article HODHI LËNDË DJEGËSE NË TARACËN E NJË LOKALI/ Shpallet në kërkim 24-vjeçari, kishte paguar autorin

s.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës Aktualitet

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT