Një 17-vjeçar afgan është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Bajzë të Malësisë së Madhe.
Raportohet se 4 shtetas nga vendet e treta janë konfliktuar me disa shtetas ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri, shtetasi afgan A. Z., 17 vjeç.
Sakaq, shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, po këqyrin zonën dhe po marrin në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17-vjeçarin, i cili është dërguar në spital për mjekim.


