• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IDENTIFIKOHEN 97 PENGJE TË HAMASIT/ Izraeli: Mos na bëni moral për Gazën, pa liruar të rrëmbyerit
Home
Nderkombetare

IDENTIFIKOHEN 97 PENGJE TË HAMASIT/ Izraeli: Mos na bëni moral për Gazën, pa liruar të rrëmbyerit

12 October, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Izraeli nëpërmjet një zëdhënësi ushtarak ka njoftuar se autoritetet kanë arritur të identifikojnë 97 persona të marrë peng në Rripin e Gazës, gjatë aksionit të armatosur të Hamasit, mëngjesin e së shtunës.

Më herët, nga Jerusalemi zyrtar pretendohej se deri në 150 persona ishin rrëmbyer kur militantët e Hamasit nisën sulmin e tyre të befasishëm.

Ndërkohë në krahun tjetër, Hamasi thotë se i ka fshehur pengjet në “vende dhe tunele të sigurta”, brenda Gazës dhe kanë kërcënuar se do t’i vrasin një nga një, nëse shtëpitë e civilëve bombardohen nga Izraeli pa paralajmërim.

Sakaq, në një konferencë për mediat, presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, tha se lëndimet në trupat hebre të vrarë nga Hamasit ishin për hetuesit diçka ndryshe nga çdo gjë që kishin parë ndonjëherë më parë.

Sipas tij, trupat e civilëve të vrarë kanë treguar shenja torture dhe se “Izraeli është përballur me një nga armiqtë më mizorë në tokë”.

“Një familje prej pesë anëtarësh u gjet e lidhur së bashku, të gjithë të përqafuar, të qëlluar dhe djegur. Po pyesja veten se çfarë luteshin para se të qëlloheshin të gjithë së bashku. Familja ishte nënë, baba dhe fëmijë. Më shumë njerëz u gjetën të vrarë në anë të rrugës në kanale”, tha Herzog.

Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se kishin vrarë 1500 militantë të Hamasit, ndërsa 1300 izraelitë janë konfirmuar se janë vrarë që kur nisi sulmi i Hamasit të shtunën.

Shifrat e fundit vijnë në një kohë kur Rripi i Gazës është pa energji elektrike, ushqime apo ujë. Ministri i Energjisë i Izraelit ka thënë se energjia nuk do të kthehet në territorin ku banojnë 2 milionë banorë derisa pengjet izraelite të lirohen.

“Ndihma humanitare për Gazën? Asnjë çelës elektrik nuk do të ndizet, asnjë hidrant uji nuk do të hapet dhe asnjë kamion me karburant nuk do të hyjë derisa të rrëmbyerit izraelitë të kthehen në shtëpi. Askush të mos na predikojë moral“, tha Israel Katz

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U SHFAQ ME BALERINËN DHE JO ME GRUAN/ Maestro përplaset ashpër me ndjekësen
Previous article IRONIZON Rama: Bjerini tastierës dhe shani Ramoviçin më shumë se Vuçiçin, bëni luftë civile në Facebook pastaj thoni ju vodhëm votat

s.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë Botë

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa Botë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende Aktualitet

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT