• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KA BASHKËPUNTORË NGA RADHËT E POLICISË”/ Karamuço: Dritan Meta nuk ka punuar vetëm…
Home
Aktualitet
Kronikë

“KA BASHKËPUNTORË NGA RADHËT E POLICISË”/ Karamuço: Dritan Meta nuk ka punuar vetëm…

10 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka thënë ditën e sotme se Gëzim Çela, i njohur ndryshe si “Baroni i drogës”, i cili është shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor, “Flakë në det”, është personazh i njohur për trafikimin e lëndëve narkotike, heroinë dhe kanabis.

Gjatë fjalës së tij në një intervistë mediatike, Karamuço u shpreh se shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Meta nuk punuari vetëm me grupin kriminal, ku bën pjesë dhe Çela.

Sipas Karamuços, ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë nga radhët e policisë.

“Nga ato që dimë, edhe nga të dhënat që jep media, kronika, por edhe nga ato që dimë nga historiku, këto janë linja të vjetra me bashkëpunëtorë të rinj. Personazhet që janë ende në kërkim, nuk janë personazhe të papërmendur ndonjëherë, që nuk i di policia, publiku dhe organet ligjbzbatuese. Janë shumë problematikë, mbi të gjitha, i ka përkëdhelur sistemi i drejtësisë, njërin prej tyre. Kështu, ata kanë fituar forcën, infrastrukturën, aleancat. Sot, ata të ngjajnë si një sindikatë, pra nuk janë më organizatë kriminale, por janë dy ose më shumë orgnizata kriminale. Janë përfaqësues të krimit transnacional, që i gjen sa në Shqipëri, Turqi, Marok, Spanjë. Flas për personin që kërkohet në atë grup. Për personin që iu rrethua edhe shtëpia në zonën e Kurbinit, ai ka një histori të gjatë që ne e dimë, edhe në Itali me probleme, edhe në Shqipëri, i njohur për lëndët narkotike të heroinës dhe të kanabisit.

Megaoperacioni ka qenë edhe në bashkëpunim me DEA. Aksioma ka qenë që gjithmonë krimi i organizuar, të tilla operacione nuk i realizon dot pa ndihmën e disa policëve të korruptuar. Edhe këto duhet të shikohen si një lloj përgjegjësie, që një shef komisariati nuk është vetëm, është drejtues i një institucioni. A është shefi i komisariatit të Kurbinit, i vetmi ky, që është përfshirë në këtë aktivitet? Le të shikojmë hetimet e mëtejshme se si do të vijojnë”, theksoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article USHTRONTE DHUNË NDAJ VAJZËS DHE BASHKËSHORTES/ Arrestohet 38-vjeçari në Devoll
Previous article VELIAJ VIZITË NË KANADA/ Vritet nga komuniteti shqiptar: Duhet të jemi gjithmonë bashkë, arti dhe kultura...

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E ARRESTIMIT/ Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur… Aktualitet

DETAJET E ARRESTIMIT/ Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

NË KËRKIM NGA SPAK/ Arrestohet në Durrës Ergys Agasi (DETAJET E PARA) Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK/ Arrestohet në Durrës Ergys Agasi (DETAJET E PARA)

KRIMI QË TRONDITI BELGJIKËN/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare Aktualitet

KRIMI QË TRONDITI BELGJIKËN/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT