Hamasi planifikon të përdorë pengjet izraelitë, në negociatat për lirimin e palestinezëve të ndaluar në SHBA dhe arabëve të mbajtur në burgjet izraelite.
“Ka palestinezë të mbajtur në Amerikë me akuza për financimin e Hamasit. Ne do të kërkojmë lirimin e tyre,” tha zëdhënësi i Hamasit Ali Barakeh për ‘Associated Press’. Më tej ai shtoi se Hamasi do të kërkojë lirimin e të gjithë arabëve të ndaluar në Izrael.
Barakeh deklaroi po ashtu se militantët ishin gati për “të gjithë skenarët” e konfliktit, duke përfshirë një “luftë të gjatë”. Sipas tij, që nga përshkallëzimi i vitit 2014 në Gaza, Hamasi ka trajnuar luftëtarët e vet dhe ka prodhuar raketat e veta.


