• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Përvetësoi para nga biznesmenë përmes mashtrimit, pranga 54-vjeçarit në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Përvetësoi para nga biznesmenë përmes mashtrimit, pranga 54-vjeçarit në Tiranë

10 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se përmes mashtrimit me dokumente të ndryshme, mashtronte biznesmenë duke i marrë para.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Ilir Muzhaqi.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Mandati”. Përvetësoi shuma të ndryshme parash, nëpërmjet mashtrimit, me dokumente të dyshuara të falsikuara, vihet në pranga 54-vjeçari.

Sekuestrohen dokumente (mandate) të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që i kryejnë ato, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, bazuar në kallëzimet e depozituara për një shtetas që me anë të mashtrimit kishte përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga disa subjekte, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mandati”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit I. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim. Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, duke paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara, ka përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumente (mandate), të cilat 54-vjeçari i përdorte për skemën e mashtrimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IU GJET KALLASHNIKOV DHE ARSENAL ARMËSH NË BANESË/ E pëson 80-vjeçari në Librazhd
Previous article A DO TË EKSTRADOHET ISH-ANËTARI I UÇK? Mbahen sot dy seanca gjyqësore për Dritan Goxhajn

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren Aktualitet

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi Aktualitet

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg Aktualitet

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT