• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NDËRHYRI DEA, FRONTEX, GUARDA DI FINANZA”/ Megaoperacioni, Hoxha nxjerr EMRAT e grupit…
Home
Aktualitet
Kronikë

“NDËRHYRI DEA, FRONTEX, GUARDA DI FINANZA”/ Megaoperacioni, Hoxha nxjerr EMRAT e grupit…

9 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja në lidhje me megaoperacionin e policisë të sotëm me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, për kapjen e personave të nivelit të lartë, të implikuar në trafikun e narkotikëve.

Hoxha shpjegoi ndërsa ishte i ftuar në një emision televiziv se operacioni ka nisur që në gusht, por bosët e dyshuar të grupeve kriminale, nuk janë kapur dhe nuk ndodhen në Shqipëri.

Sipas gazetarit investigativ, operaconi ka nisur nga DEA dhe më pas janë përfshirë edhe Frontex dhe Guardia di Finanza. Kjo ka ndodhur për shkak se ka dyshime që bëhej fjalë për trafik të 2.5 tonëve kokainë.

“Në 15 gusht të këtij viti, është kryer operacion në det të hapur, operacion ndërkombëtar. Ajo që është bërë sot, është vijim i operacionit të 15 gushtit. Ky operacion e ka patur zanafillën nga DEA amerikane.

Në operacion janë përfshirë nga ajri helikopterët e Frontex dhe Guardia di Finanza. Kanë ndjekur deri tani tre mjete lundruese. Bëhet fjalë për një velierë në të cilën udhëtonin dy ukrainas. Këta kishin ardhur nga Turqia në drejtim të Malit të Zi dhe po kalonin në brigjet shqiptare. Nga bregdeti i Shqipërisë drejt tyre, janë nisur një gomone e madhe dhe pas saj një gomone më e vogël. Operacioni ka qenë në gjurmim.

RENEA ka shkuar në një lokal në lagunën e Patok, pronë e të afërmeve të Gëzim Çelës. Ideja ishte të goditej baza në tokë dhe lënda narkotike në det. Shtetasit ukrainas kanë parë ndjekjen që u bëhej nga ajri dhe deti, kanë vendosur ta djegin mjetin dhe e kanë djegur. Bashkë me velierën u dogj edhe lënda narkotike. Është thënë që po bëhej shkëmbim kokaine me kanabis.

Ka patur edhe sasi të mëdha parash. Ukrainasit e dogjën velierën. Gjatë operacionit të kërkimit janë gjetur vetëm 23kg në det, pjesa tjetër nuk u gjet. Gomonia tjetër u kap, një nga skafistët më të vjetër. Besnik Brokeri, por emrin e vërtetë e ka Besnik Brokaj. Edhe në atë kohë u kap një shef policie, Arlind Ismailukaj”, tha Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI I HAMASIT/ Forcat e Armatosura izraelite: Mbi 900 të vdekur në Izrael
Previous article EMRI/ Kishte plagosur dhe lidhur shqiponjën për ta balsamosur, arrestohet i riu

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar Aktualitet

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal Aktualitet

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT