Është rritur frika për përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme pas përfshirjes zyrtare të Hezbollahut në luftën që shpërtheu në Izrael pas sulmit të befasishëm nga Hamasi.
Ndërsa luftimet vazhdojnë, grupi libanez Hezbollah lëshoi një deklaratë të dielën duke marrë përgjegjësinë për sulmin në 3 zonave izraelite, të njohura si “Fermat Shebaa” duke përdorur raketa dhe artileri.
“Shebaa Farms” konsiderohet nga Libani si i pushtuar nga Izraeli.
Të tre vendet përfshijnë sitin Radar, Zabdin dhe Ruvaisat Al-Alam, thuhet në deklaratën e Hezbollahut. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima, megjithatë, ky zhvillim i ri ngre shqetësime për një përshkallëzim të armiqësive. Ushtria izraelite u përgjigj me zjarr dhe drone.
Në të njëjtën kohë, Izraeli po premton një hakmarrje të ashpër, me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu duke paralajmëruar se po fillon një “luftë e gjatë dhe e vështirë”, ndërsa nënvizon se përgjegjësia për atë luftë i takon Hamasit.
“Ne do të rivendosim sigurinë për qytetarët e Izraelit dhe do të fitojmë”, tha kryeministri izraelit, duke u kërkuar banorëve në kufi me Gazën që të largohen sa më shpejt nga shtëpitë e tyre.


