• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Basha i kërkon Nikollës kreun e grupit: Jeni në aleancë me non-gratën! Bardhi mbron Berishën: Ke marrë…
Home
Politikë

KUVEND/ Basha i kërkon Nikollës kreun e grupit: Jeni në aleancë me non-gratën! Bardhi mbron Berishën: Ke marrë…

5 October, 2023 s.autor Politikë

Sikurse pritej, ka nisur seanca plenare ku në rendin e ditës janë parashikuar disa çështje.

Ndër të tjera, në rend dite janë edhe dy projektvendime për ngritjen dy komisioneve hetimore parlamentare; atë për Trajtimin e të Dhënave Personale në Bazat e të Dhënave Shtetërore, si dhe për kontratat publike në sektorin e shëndetësisë.

I pari në foltore ka folur Lulzim Basha i cili i ka kërkuar Lindita Nikollës të marrë parasysh vendimet e Partisë Demokratike. Më konkretisht, emërimin e tij si kryetar i Grupit të PD.

Lulzim Basha: Sot është data 5 Tetor. Më 4 Shtator, ju keni bërë një njoftim të ardhur nga PD. U bë një muaj që ky njoftim dhe vendimet e mëpasshme të PD injorohen dhe nëpërkëmbën nga ana juaj. Pas konsultimit të rregullave do të bënit publik vendimin tuaj. Ju nuk keni bërë publik asnjë vendim dhe vazhdoni të merrni zvarrë përfaqësimin e PD duke vendosur sipas qejfit dhe jo sipas kushtetutës. Fshiheni pas rregullores së kuvendit, e cila nuk ju jep asnjë të drejtë të vononi vendimmarrjen formale për t’i dhënë PD zërin dhe përfaqësimin që ka në këtë kuvend. Nuk ka vendime të grupit parlamentar të PD, interpretime të njëanshme sepse ju kështu e doni opozitës, siç ju do qejfi ju, doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës. Jepni fund kësaj maskarade. Është detyra juaj që të shprehuni pro kushtetutës, pro ligjit për partitë politike.

Mirëpo Lulzim Bashës i është përgjigjur Gazment Bardhi. I prekur nga akuzat për Berishën si përfitues në një nga kullat, Bardhi iu përgjigj:

Gazment Bardhi: Të jem i sinqertë u emocionova shumë veçanërisht nga kjo aleanca e kullave. Parafolësi (i referohet Lulzim Bashës) është i vetmi që muajin e fundit ka marrë nja dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës dhe kur vjen këtu për të akuzuar kolegët për aleanca kullash, numëro njëherë katet e kullave të tua në kullën më të shtrenjtë të Tiranës, tënden dhe të familjarëve të tu.

Ja ku janë deputetët e grupit të PD, ti je i vetmi njeri në këtë sallë që je vetëshpallur kryetar partie dhe nuk guxon të mbledhën grupin parlamentar të partisë që mendon se përfaqëson. Dhe e di pse? Se je ti dhe 3 të tjerë që të shkojnë nga mbrapa. Nuk je as opozitë, as përfaqësues i PD, as përfaqësues i grupit parlamentar të PD, je thjesht i rikthyer pas 1 viti e gjysmë mungese gjoja për të bërë opozitën, por opozitën e ke me kolegët e tua se me këta këtu mbrapa s’ta mban.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK FLET ME NITËN/ Diola zbulon për herë të parë arsyen e krisjes së miqësisës
Previous article SKY "ÇMONTOI" BANDËN E SHTËPIVE TË BARIT NË BELGJIKË/ Nis gjyqi për 20 shqiptarë

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal Politikë

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill Breaking News

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet Politikë

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT