• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRCËNIMET E LAERT HAXHIUT/ Komuniteti i Prokurorëve: Ngjarje të tilla nuk do lëkundin angazhimin tonë për ushtrimin e detyrës
Home
Breaking News

KËRCËNIMET E LAERT HAXHIUT/ Komuniteti i Prokurorëve: Ngjarje të tilla nuk do lëkundin angazhimin tonë për ushtrimin e detyrës

5 October, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Komuniteti i prokurorëve ka reaguar pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili deklaroi Laert Haxhiu kishte planifikuar të vriste dy prokurore dhe një avokat.

Përmes një reagimi, prokurorët u shprehën ngjarje të tilla nuk do të lëkundin aspak angazhimin e plotë të prokurorëve për vijimin e pandërprerë të ushtrimit të detyrës, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë penale të kujtdo që është subjekt i një vepre penale apo veprimtarie kriminale.

Prokurorët thonë se segmente të caktuara të jetës publike, politike, mediatike e më gjerë, të cilët, jo pak herë, shpërfillin publikisht normat bazë të respektimit të funksionit dhe figurës së magjistratit në një shoqëri demokratike, duke krijuar një klimë që frymëzon sulme personale ndaj magjistratëve

Reagimi i plotë i Komunitetit të prokurorëve

Komuniteti i prokurorëve, ashtu sikurse edhe mbarë opinioni publik, është njohur ditët e fundit me rezultatet paraprake të një procedimi penal, të cilat tregojnë deri në këtë fazë të hetimit, se individë dhe grupe kriminale me rrezikshmëri të theksuar shoqërore në vend, kanë ndërmarrë hapa konkretë në funksion të realizimit të planeve për eleminimin fizik të dy prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, për shkak të angazhimit të tyre në hetimin e veprave të rënda penale. Duke shprehur mbështetjen dhe solidaritetin njerëzor për kolegët prokurorë, si dhe veçanërisht për anëtarët e familjeve të tyre, tek të cilët më së shumti rëndojnë padrejtësisht zhvillime të tilla, të vetëdijshëm për rolin dhe funksionin kushtetues të prokurorit, gjejmë rastin të shprehim përpara opinionit publik qëndrimin e unifikuar, se ngjarje të tilla nuk do të lëkundin aspak angazhimin e plotë të prokurorëve të Republikës së Shqipërisë për vijimin e pandërprerë të ushtrimit të detyrës me kurajo, dinjitet, profesionalizëm dhe motivim, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë penale të kujtdo që është subjekt i një vepre penale apo veprimtarie kriminale.

Duke konstatuar dhe vlerësuar maksimalisht shqetësimin e shprehur dhe solidarizimin masiv të opinionit publik në lidhje me rastin, jemi të sigurt se zhvillime të tilla vetëm sa e përforcojnë edhe më shumë qëndrimin dhe ndërgjegjen e shoqërisë shqiptare për distancimin me indinjatë nga ata individë apo grupe kriminale që minojnë në përgjithësi rendin e sigurinë publike, apo zhvillimin e qenësishëm demokratik, social e ekonomik të vendit. Shpresojmë që momente të tilla të shërbejnë si reflektim edhe për segmente të caktuara të jetës publike, politike, mediatike e më gjerë, të cilët, jo pak herë, shpërfillin publikisht normat bazë të respektimit të funksionit dhe figurës së magjistratit në një shoqëri demokratike, duke krijuar një klimë që frymëzon sulme personale ndaj magjistratëve, të lidhura ngushtësisht me detyrën. Së fundmi, ftojmë dhe inkurajojmë të gjithë aktorët e komunikimit publik në vend, që të kontribuojnë në ravijëzimin e një qasjeje të re më konstruktive dhe besimplotë karshi sistemit të drejtësisë, si premisa për garantimin dhe jetësimin e parimeve të një shteti të së drejtës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ "Në simpoziumin për Skënderbeun në ’68 Enveri..." Refleksionet e profesorit: Kur më pyeti ç’mendoja për Kosovën unë…
Previous article DIELL DHE TEMPERATURA DERI NË 31 GRADË/ Parashikimi i motit për sot

s.autor

Postime të ngjashme

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital Aktualitet

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT