• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA DETAJE NGA DËSHMIA/ I penduari Tafani: Për vrasjen e Alban Semakut s’mora asnjë lek, ia bëra si nder Laert Haxhiut
Home
Breaking News

TË TJERA DETAJE NGA DËSHMIA/ I penduari Tafani: Për vrasjen e Alban Semakut s’mora asnjë lek, ia bëra si nder Laert Haxhiut

4 October, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një tjetër vrasje e rrëfyer nga i penduari Tafani, që kur ishte fëmijë në 97-n i vranë babain para syve në Stan-Karbunarë, është ajo e Alban Semakun, alias Elton Mermali, i njohur edhe “Kinezi”, që për grupin e Laert Haxhiut, ishte ushtar i bandës së Aldo Bares. Tafani

Sipas gazetarit Elton Qyno i penduari, ka shpjeguar para grupit të hetimit se ekzekutimin e Elton Mermalit e ka kryer së bashku me Lulzim Spahiun pasi e kërkonte Laert Haxhiu, për shkak se Mermali ishte pjese e bandës së Aldo Bares dhe në vitin 1998, ai kishte marrë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut dhe Artan Sulçes në zonën e “Plasmasit” në Lushnjë.
Tafani tashmë i penduar, ka pohuar se për këtë vrasje nuk ka marrë asnjë lek dhe se gjithçka e ka kryer për nder ndaj shokut të tij Laert Haxhiu.
ne kishim rënë në dijeni se Mermali kishte dalë nga burgu dhe pinte heroinë me disa djem të lagjes, por edhe me mua. Atë ditë kam qenë i veshur me një bokser jelek ngjyrë të zezë. Mermalin e njihja herët dhe ai ishte përdorues i heroinës. Duke pasur informacion që ai kërkonte të pinte heroinë, e kam gënjyer duke i thënë se në një vend kam fshehur heroinë, të shkojmë ta marrim dhe ta pijmë. Mermali ka pranuar në mbrëmjen e 13 qershorit 2021 kam shkuar me makinë tek lagjja e tij. Ai sapo më ka parë ka hipur vetë në makinë dhe më pas jam drejtuar drejt rrugës që del nga Lushnja. Atë mbrëmje me vete kam marrë dhe Lulzim Arapin, që ishte pjesë e planit të bërë me Laert Haxhiun. Kemi shkuar në Peqin, dhe buzë një muri jemi drejtuar tek disa ferra, duke e gënjyer Mermalin se aty ndodhej heroina. E gjitha ka qenë një mashtrim. Në kërkime për të gjetur heroinën, është përfshirë dhe vetë Mermali, i cili sapo ka ulur kokën për të parë nëse kishte heroinë, e kam qëlluar me plumb pas koke. Një plumb në kokë dhe dy në trup, për tu siguruar që ai kishte vdekur. Më pas jemi larguar, duke lënë trupin e tij aty mes ferrave… ndërsa pas ngjarjes kemi njoftuar dhe Laert Haxhiun” – ka treguar bashkëpunëtori i Prokurorisë, Artan Tafani.
Mermali në vitin 1998, kishte marë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut, të afërmit të Laert Haxhiut, të cilin pasi e ekzekutuan në pritë, e shpërfytyruan duke i derdhur dhjetëra plumba, mbi trupin e pajetë. Dhe për ta vrarë këtë person që sapo kishte dalë nga burgu, sipas Tafanit, u bë një plan mashtrimi, pasi e dinin që ai kishte varësi nga droga.
Tafani – “…pinte heroinë me disa djem të lagjes, por edhe me mua.. e kam gënjyer duke i thënë se në një vend kam fshehur heroinë, të shkojmë ta marrim dhe ta pimë. Ka hipur vetë në makinë dhe kemi shkuar në Peqin, dhe buzë një lumi jemi drejtuar tek disa ferra, duke e gënjyer Mermalin se aty ndodhej heroina.. Në kërkime për të gjetur heroinën, është përfshirë dhe vetë Mermali, i cili sapo ka ulur kokën për të parë nëse kishte heroinë, e kemi qëlluar me plumb pas koke, dy në trup, për tu siguruar që ai kishte vdekur. Trupin e tij e lam aty mes ferrave…”-
Alban Semaku, ish-anëtari i bandës së Lushnjes u ekzektutua në 2021 në Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen ‘Çezma.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARBENITA NUK PRANOI RIKTHIMIN/ Fero merr vendimin e papritur
Previous article SHKAK, LUFTA NË UKRAINË/ NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve, paralajmëron se depot po zbrazen

s.autor

Postime të ngjashme

MINISTRIA E ARSIMIT PUBLIKON KALENDARIN/ Ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027 Aktualitet

MINISTRIA E ARSIMIT PUBLIKON KALENDARIN/ Ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027

EMRI/ Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër Aktualitet

EMRI/ Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër

"NËSE SHTETI NUK VEPRON..."/ Altin Meçaj denoncon dhunën dhe PARALAJMËRON para Prokurorisë së Fierit: Kam fakte Aktualitet

"NËSE SHTETI NUK VEPRON..."/ Altin Meçaj denoncon dhunën dhe PARALAJMËRON para Prokurorisë së Fierit: Kam fakte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT