• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLANI PËR VRASJEN E PROKURORËVE/ Beci: Krimi i organizuar kërcënon me zarfe, jo plumba
Home
Aktualitet
Kronikë

PLANI PËR VRASJEN E PROKURORËVE/ Beci: Krimi i organizuar kërcënon me zarfe, jo plumba

3 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

“Krimi i organizuar nuk kanos plumba, por me zarfe dhe reforma”. Kështu deklaroi në studionin e Debatit nga Alba Alishani, ish-prokurori Eugen Beci, një ditë pasi ministri i Brendshëm Taulant Balla garantoi mbrojtje për dy prokuroret e kërcënuara nga grupi kriminal i Laert Haxhiut. Sipas ish-prokurorit Beci kërcënime të tilla ka patur dhe do të ketë, por organet  e drejtësisë duhet të ruhen nga kanosjet me zarfe që pengojnë punën e vërtetë të drejtësisë.

 “Kërcënime të tilla, ka patur dhe do të ketë kur krimi i organizuar ka shtrirë tentakulat në çdo pjesë të shoqërisë sonë. Do ketë dhe fatura të tilla, por nuk duhet të harrojmë që kërcënime të tilla, ka patur dhe do të ketë. E rëndësishme është sa fuqi ka shteti të përballojë këto lloj kanosjesh. Nëse koordinohet puna me organet ligjzbatuese do ketë një përkujdesje të shtuar për organet e drejtësisë. Kjo kanosje vjen nga krimi i organizuar dhe krimi ordiner. E rëndësishme është që organet  e drejtësisë të ruhen nga kanosjet me zarfe që pengojnë punën e vërtetë të drejtësisë.  Krimi i organizuar ka evoluar dhe nuk kanos më siç kanos krimi i rrugës, krimi ordiner, apo një vrasës. Krimi i organizuar nuk kanos më me plumba, kanos me reforma me transferime me institucione që kërcënojnë punën e një strukture siç është SPAK”, tha Beci.

Kujtojmë se pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani, se grupi kriminal i Laert Haxhiut do të vriste dy prokurore që kishin hetuar dosjet e grupit të 31-vjeçarit dhe një avokat,  Taulant Balla garantoi se çdo prokurori dhe çdo gjyqtari i garantohet siguria. Ky vendim erdhi pas mbledhjes urgjente të kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të Gardës, kreut të SPAK dhe Ministrit të Brendshëm ku diskutuan për sigurinë e njerëzve të drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDI NË ITALI/ Autobusi bie nga mbikalimi në shinat e trenit dhe shpërthen në flakë, të paktën 20 viktima
Previous article MBROJTI NË 2021 HASMIN E TIJ/ Zbardhet motivi pse Laert Haxhiu kërkonte vrasjen e avokatit Adritik Doga

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E ARRESTIMIT/ Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur… Aktualitet

DETAJET E ARRESTIMIT/ Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

NË KËRKIM NGA SPAK/ Arrestohet në Durrës Ergys Agasi (DETAJET E PARA) Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK/ Arrestohet në Durrës Ergys Agasi (DETAJET E PARA)

KRIMI QË TRONDITI BELGJIKËN/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare Aktualitet

KRIMI QË TRONDITI BELGJIKËN/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT