• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBROJTI NË 2021 HASMIN E TIJ/ Zbardhet motivi pse Laert Haxhiu kërkonte vrasjen e avokatit Adritik Doga
Home
Breaking News

MBROJTI NË 2021 HASMIN E TIJ/ Zbardhet motivi pse Laert Haxhiu kërkonte vrasjen e avokatit Adritik Doga

3 October, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Adriatik Doga, një nga tre objektivat që dyshohej se do vriste banda e Laert Haxhiut bashkë me dy prokuroret, në një intervistë të dhënë për Report Tv disa ditë më parë u shpreh se u takua me të penduarin Artan Tafani tre muaj më parë. Dëshminë e tij e sheh të pabesueshme madje thotë se pas arrestimit, familja e të riut, të cilën e njeh, i kërkoi ta mbronte si avokat në gjyq.

avokati Adritik Doga do vritej në qytetin e Lushnjës në muajin Tetor 2021 dhe motiv ishte pikërisht 31-vjeçari, Saimo Xheliu, një personash i botës së krimit në Lushnjë, të cilin Laert Haxhiu e kërkon me çdo kusht për ta vrarë.
Saimo Xheliu, është shok i ngushtë i Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, që së bashku përbëjnë fraksionin kundërshtar të Haxhiut dhe Julit të Pashakos në qytetin e Lushnjës. Laert Haxhiu, në dy raste, 25 shtator 2016 dhe në Tetor 2017, së bashku me persona të tjerë, ka derdhur breshëri plumbash automatiku, por pa mundur të vrasë Xhulio Shkurtin dhe Saimo Xheliun. Haxhiu, ka kërkuar që Adriatik Doga, të vritet vetëm për faktin se ishte impenjuar për të mbrojtur ligjërisht Saimo Xheliun, një nga kundërshtarët e tij, që ai ka dashur ta vrasë dy herë, por pa mundur të realizojë qëllimin.
Artan Tafani u tha hetuesve në Elbasan se e gjithë logjistika për vrasjen e avokatit Adriatik Doga ishte bërë gati, por kur do të qëlloj drejt tij është takuar me një komshie, çfarë ka detyruar grupin e vrasësve të tërhiqen për të mos shkaktuar viktima të pafajshme. Në rrëfim Tafani është shprehur se u vendos të pritej, por Doga ka hyrë brenda në shtëpi dhe nuk doli më, duke u bërë shkak për anulimin e vrasjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLANI PËR VRASJEN E PROKURORËVE/ Beci: Krimi i organizuar kërcënon me zarfe, jo plumba
Previous article E PRISNIT? Për Luizin ka vetëm një divë bukurie shqiptare dhe jo, nuk është Kiara

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT