• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VRANË SHOKUN E TYRE”/ Gazetari: Ja biseda më “mizore” te aplikacioni i mafiozëve “SKY”, e ekzekutuan dhe i shkuan në varrim
Home
Aktualitet
Kronikë

“VRANË SHOKUN E TYRE”/ Gazetari: Ja biseda më “mizore” te aplikacioni i mafiozëve “SKY”, e ekzekutuan dhe i shkuan në varrim

3 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbërthimi i mesazheve të koduara të aplikacionit SKY, zbuloi si funksiononte një nga grupet më të rrezikshme kriminale në Shqipëri, duke çuar në arrestimin e disa personazheve të rëndësishme nga bota e krimit, policia e deri te prangosja e një prokurori.

Në kuadër të operacionit “Metamorfoza” u prangos zyrtari i lartë i Policisë Oltian Bistri, biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-efektivi Ardit Hasanbegaj, Asmer Bilali, Edmond Preka e të tjerë.

I pyetur në emisionin “Top Story” të moderatores Grida Duma, se cila ishte biseda më e rëndë që ky grup kishte realizuar në aplikacionin “Sky”, gazetari Elton Qyno, tha se bëhej fjalë për një bisedë kur autorët e vrasjes së Gjin Boriçit, kishin diskutuar se si do i shkonin në varrim.

Qyno tha se autorët e kishin shok Boriçin dhe e kishin përdorur në një më herët.

“Biseda më e rëndë është kur u vra Gjin Boriçi, që protagonistët e kësaj vrasjeje i shkojnë edhe në varrim. Dhe që të nesërmen interesoheshin te policia për t’ia kaluar fajin palës tjetër. Ishte një bisedë e poshtër dhe cinike, sepse në fund të fundit ata kishin vrarë shokun e vetë, Gjin Boriçin të cilin e kishin përdorur në një vrasje tjetër, ai kishte punuar për ta”, tha Qyno.

Gazetari tha se edhe bisedat e prokurorit të Kukësit, Xhevahir Lita janë të rënda për nga natyra si një njeri i drejtësisë bëhet vegël e krimit.

“Janë edhe bisedat e tjera të prokurorit, atë prokuror e njoh prej vitesh. Por kur kam lexuar bisedat të bënte me Bajrin dhe Gjokën, duket sikur kishte varur pedalonin e shenjtë të prokurorit te shtëpia e Bajrit. E njoh por sinqershit kam ngelur mjaft i zhgënjyer”, u shpreh ai

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E POLICIT NË VERI/ Sot Parlamenti Europian zhvillon debat të jashtëzakonshëm e rezolutë për Kosovën
Previous article E PËSOJNË KEQ/ Vidhnin monopatina në zona të ndryshme të Tiranës, pranga 2 ‘skifterëve’

s.autor

Postime të ngjashme

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal Aktualitet

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT