• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI I MOTIT/ Dominim i kthjellimeve dhe kalime të lehta të vranësirave
Home
Sociale

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dominim i kthjellimeve dhe kalime të lehta të vranësirave

2 October, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shqipëria
 Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore.  Ndërsa orët vijuese do të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje. Parashikohet që alternim kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të dominojnë vendin edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje vetëm në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 32°C.
Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare  me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët por pas-mesdite pritet kalim i vranësirave ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen përkohësisht duke ja lënë vendin kthjellimeve në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 29 gradë C në orët e mesditës.
Maqedonia e Veriut
Republika e Maqedonise mbetet në ndikimin e motit të kthjellët gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës  do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë Maqedonine, më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Kjo situatë e atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e Maqedonise. Temperaturat e ajrit do të regjistrohen nga 11 gradë C deri në 32 gradë C.
Europa 
Vendet e Europës Veriore si edhe rajoni i Balltikut; janë përfshirë prej disa ditësh nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, disa zona në qendër të kontinentit si edhe Alpet e Europës do të mbeten me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të dominohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDENTËT I KTHEHEN AUDITOREVE/ Nis sot viti i ri akademik 2023-2024
Previous article LIDHËN ALEANCË ME LAERT HAXHINË/ Zbulohet zinxhiri komandues i bandës së Pogradecit

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË SELANIK/ Abuzohet seksualisht 15-vjeçarja shqiptare! Autori filmon ngjarjen dhe… Aktualitet

SHOKUESE NË SELANIK/ Abuzohet seksualisht 15-vjeçarja shqiptare! Autori filmon ngjarjen dhe…

AKSIDENTI I AUTOBUZIT NË LINJËN BERAT-TIRANË/ Në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj Aktualitet

AKSIDENTI I AUTOBUZIT NË LINJËN BERAT-TIRANË/ Në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj

DHUNA NDAJ TË MITURËS/ Policia ZBARDH DETAJE TRONDITËSE: Njëra nga vajzat ka dhunuar edhe nënën e saj... Aktualitet

DHUNA NDAJ TË MITURËS/ Policia ZBARDH DETAJE TRONDITËSE: Njëra nga vajzat ka dhunuar edhe nënën e saj...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT