Policia e Shtetit ka nisur aksioni në kryeqytet për heqjen me karoatrec të të gjithë makinave të parkuara gabim.
Teksa diçka e tillë ishte e paralajmëruar edhe më herët, qëllimi i këtij aksioni është për të shmangur trafikun dhe kaosin në rrugë.
Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur para disa ditësh Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, ku ministri Balla u shpreh se do ndërhyhet me karoatrec për të zhvendosur makinat e parkuara gabim dhe më pas do të bllokohen.
Ky plan masash për të lehtësuar trafikun e rënduar, vlen edhe për qytetet e tjera të mëdha.


