• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I PENDUARI I DREJTËSISË ZBULON DY ATENTATET E POROSITURA NGA LAERT HAXHIJA/ Vrasja e Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit dyshohet me pagesë
Home
Breaking News

I PENDUARI I DREJTËSISË ZBULON DY ATENTATET E POROSITURA NGA LAERT HAXHIJA/ Vrasja e Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit dyshohet me pagesë

29 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dëshmia e grabitësit të pikës së këmbimit valutor në Astir, Artan Tafani, vlejti një thesar, jo vetëm për zbulimin e 4 vrasjeve të ndodhura në në Elbasan, Tepelenë, Peqin dhe Lushnjë, por edhe atentatet ndaj 2 shqiptarëve në mes të Athinës në Greqi në 2018-ën dhe 2021-shin. Bëhet fjalë për vrasjen e Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit, krime të pazbardhura nga drejtësia greke.

Arrestimi i Marjus Tafanit tashmë i ka rihapur këto dosje të cilat drejt zbardhjes, me porositës të dyshuar Laert Haxhiun, 32-vjeçarin me “CV” të pasur në vrasje, vendosje tritoli dhe grabitjeje.

Por, si u vranë Lulzim Qorri e Dikens Vata, dhe çfarë e detyroi Haxhiun të kërkoj vrasjen e të dyve?
Lulzim Qorri u ekzekutua më 12 dhjetor 2018, pak para se ora të shënonte 23:00 në ambientet e një lokali në kryeqytetin helen, shumë afër sheshit “Omonia”. 2 persona ndaluan me një motoçikletë përpara kafesë, një vend ku mblidhen shqiptarët, moment kur ishte plotë për shkak të një ndeshjeje futbolli që po luhej. Njëri prej tyre zbriti nga motorri dhe hapi zjarr nga një distancë e afërt dhe 3 plumbat e vetëm e kapën 44-vjeçarin në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Në pak sekonda 2 agresorët ikën pa lënë gjurmë. Qorri, lindur në Grabian të Lushnjës, para se të vritej, ishte hetuar dhe arrestuar në Shqipëri për për trafik droge me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, si pjesë e një grupi kriminal. Dikens Halili, 39 vjeç, nga Toçi i Tepelenës, pronar i një lokali në qendër të Athinës, u vra nga një person i maskuar dhe me kapele brenda në biznesin e tij më 3 tetor 2021. Agresori u afrua dhe qëlloi jashtë kafenesë ku po qëndronte Halili dhe qëlloi drejt tij 6 herë në kokë dhe bark, duke e lënë të vdekur, teksa zona ishte e tej mbushur me njerëz. Pas krimit, autori u arratis me një automjet me ngjyrë të bardhë, i ndihmuar edhe nga të tjerë. Halili kishte një lokal që frekuentohej nga këngëtarë të njohur shqiptarë.
Mbetet i paqartë shkaku pse Laert Haxhiu i donte të vrarë bashkëkombësit e tij, por lidhja e tyre me trafikimin e lëndëve narkotike është pista e parë. Të gjitha provat që janë mbledhur, bashkëngjitur edhe rrëfimi i Artan Tafanit për këto 2 vrasje, i janë dërguar autoriteteve greke. Shqipëria prej disa muajsh kërkon me ngulm ekstradimin e Haxhiut për ngjarje të tjera të regjistruara që më herët, por shkalla e parë e Gjykatës së Janinës e ka refuzuar ndërsa procesi vijon në Apel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LETRA E PLOTË/ Mori përgjegjësinë për sulmet në veri të Kosovës, Raidoiçiç: Shkova të trimëroja popullin serb
Previous article "BURRI DUHET TË KRIJOJË PARAJSËN PËR GRUAN..."/ Çfarë shkruante Klodiana Vefa pak ditë para vrasjes

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT