• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONI NË VERI TË KOSOVËS/ Rama: Kërkesa e Osmanit për draft-asociacionin, hap pozitiv
Home
Politikë

TENSIONI NË VERI TË KOSOVËS/ Rama: Kërkesa e Osmanit për draft-asociacionin, hap pozitiv

28 September, 2023 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama vlerësoi kërkesën publike të bërë një ditë më parë nga presidentja Vjosa Osmani, e cila kërkoi ndihmën e SHBA për draftin e asociacionit. Në një konferencë për shtyp këtë të enjte, Rama tha se ky është një hap në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, ajo që është e rëndësishme është që ky draft të jetë brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës. Rama theksoi po ashtu se Kosova sot, duhet ta kërkojë me këmbëngulje dialogun.

“Më vjen mirë që dje presidentja Osmani ka kërkuar publikisht ndihmën e SHBA për draftin e asociacionit. Unë nuk e di se cili është mendimi i aleatëve të mëdhenj strategjikë të Kosovës dhe Shqipërisë për këtë kërkesë, por në thelb kërkesa e presidentes së Kosovës, është pozitive dhe është një hap më në fund në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës.

Një draft i asociacionit të komunave me shumicë serbe brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës duhet të vihet në tryezë një orë e më parë dhe unë e përsëris atë që kam thënë këtu, kur kam folur për draftin që unë i kam dërguar autoriteteve më të larta në BE, Francë dhe në Gjermani. Nuk ka pikë rëndësie kush e shkruan, kush e propozon, me kë e shkruan, por ka rëndësi që drafti të përmbushë kërkesën legjitime që ka procesi i dialogut, bazuar në një marrëveshje të nënshkruar mes qeverisë së Kosovës dhe Serbisë dhe e përsëris, të përmbushë nevojën që të jetë brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kosova sot, më shumë sesa përpara se të ndodhte tragjedia që ndodhi, duhet ta kërkojë me këmbëngulje dialogun, ta synojë me të gjithë energjitë përfundimin me sukses të dialogut.

Plani franko-gjerman është akoma në tryezë. Them koma, sepse historia mëson se kur i bën shumë naze një marrëveshje se do më shumë, tjetra që vjen më mbrapa mund të jetë më e keqe, këtë mëson historia”.tensioni nË

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË AVOKATIN ADRIATIK GURI/ Kush janë autorët! 2 raste e tjera
Previous article GREQI/ Rrëzohet një helikopter në det në Evian veriore, një i humbur

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT