• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SIGURIA NË SHKOLLA/ Balla: Nuk duhet të lejojmë askënd të bëjë biznes me shëndetin nxënësve
Home
Politikë

SIGURIA NË SHKOLLA/ Balla: Nuk duhet të lejojmë askënd të bëjë biznes me shëndetin nxënësve

28 September, 2023 s.autor Politikë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar krijimin e atij që e konsideroi si koalicion kombëtar për të fituar betejën kundër përdorimit të lëndëve narkotike tek nxënësit e të rinjtë. Nga një takim me nxënës e mësues të shkollës së mesme “Vasil Kamami” në Elbasan, ministri Balla tha se nuk duhet të lejojmë askënd të bëjë biznes me shëndetin nxënësve.

“Ne do bëjmë ç’është e mundur që brenda këtij perimetri të mos ketë shpërndarës, por kjo mund të na ndodhë në lagjen ku ju jetoni. Unë doja t’ju ftoja që të jeni misionarë të bëjmë një fushatë kundër përdorimit të lëndëve narkotike tek fëmijët. Pjesa tjetër janë fenomene si bullizmi, apo fenomene që duhet t’i luftojmë të gjithë së bashku. Kjo luftë nuk mund të fitohet pa mbështetjen e nxënësve, stafit arsimor, që dhe më kanë shkruar duke e përqafuar këtë paketë. Suksesi i saj varet shumë nga krijimi i një koalicioni kombëtar pa asnjë dallim për ta çuar para. Policia ka përgjegjësinë kryesore, por nuk ja del dot e vetme. Ky front kundër përdorimit të lëndëve narkotike do jetë ndër frontet kryesore”, tha ministri Balla.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij ministri Balla u shpreh se do të bëjë ç’është e mundur që të mos lejojë askënd të bëj biznes me shëndetin nxënësve.

“Ndodh shpesh që dikush jashtë oborrit kërkon t’ju tërheqë në aktivitete apo fenomene si ai që ka të bëjë me lëndët narkotike apo psikotrope. Shpresoj shumë që asnjëri prej jush të mos ketë rënë në këtë rrjetën e përdoruesve dhe do bëj ç’është e mundur të presim çdo fije që ju lidh ju me ata, që duan të bëjnë biznes me shëndetin tuaj, por edhe me ekonominë e familjes suaj. Kohët e fundit janë shtuar shumë substanca, tullumbace etj., të cilat nuk ju bëjnë mirë. Të gjithë doktorët na kërkojnë të ndërpresim çdo lloj kontakti tuaj me këto lloj lëndësh”, u shpreh Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHMITË E ARTAN TAFANIT/ Si u vra Artur Bresha në 2019 dhe iu plagos i vëllai
Previous article ZBARDHEN 20 NGJARJE KRIMINALE/ 16 urdhër-arreste për vrasje, shpërthime me tritol dhe gjoba

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal Politikë

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill Breaking News

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet Politikë

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT