• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRANË KISHTE DEPO GAZI/ Si nisi zjarri masiv në fabrikën e bojërave, prefekti: Mund të jetë i qëllimshëm
Home
Breaking News

PRANË KISHTE DEPO GAZI/ Si nisi zjarri masiv në fabrikën e bojërave, prefekti: Mund të jetë i qëllimshëm

24 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zjarrin që përfshiu një fabrikë bojërsh në autorstradën Tiranë-Durrës, mbrëmjen e djeshme.

Prefekti i qarkut Emilian Jani ka ndjekur nga afër të gjithë operacionin në zonën pranë fabrikës, teksa shprehet se mbajtja nën monitorim e situatës do të vazhdojë dhe paralelisht me të pritet që hetimet të zbardhin shkaqet e zjarrit që ngriti në këmbë strukturat më të larta të vendit për shkak të rrezikut që paraqiste përhapja e flakëve në një tjetër biznes aty pranë ku ndodheshin sasi të konsiderueshme gazi.

“Ka rënë një zjarr masiv i përmasave të mëdha. Pas njoftimit që morën strukturat zjarrfikëse u bë e mundur fikja e zjarrit. Problematika kryesore ishin banesat dhe depot e gazit që rrezikoheshin nga vatra e zjarrit të cilat ishin mjaft masive.

Morën pjesë zjarrfikëset e Tiranës, Durrësit dhe ato Kamzës, Vorës, pasi zjarri kishte përmasa të jashtëzakonshme. U bë e mundur izolimi i vatrave të zjarrit. Banesat që ishin afër u izoluan. Nuk patën probleme as me depot e gazit por kryesore vlen të theksohet që nuk ka pasur humbje jete.
Dëmet janë të konsiderueshme. Ekspertët do të përcaktojnë shkaqet e zjarrit, nuk përjashtohet mundësia që të jetë i qëllimshëm”, shprehet Jani.
Dy ekipe zjarrfikësish vazhdojnë të jenë të pranishëm në zonë pasi herë pas here riaktivizohen mbetjet e fabrikës.
Natën e kaluar deri në orët e para të mëngjesit 17 mjete zjarrfikëse, mbi 65 efektivë të shërbimit zjarrfikës nga Durrësi, Tirana dhe rrethet e afërta, efektivë të policisë vendore dhe FNSH-së u përfshinë në operacionin për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre në një terren të vështirë për shkak të materialeve të djegshme të fabrikës e që shoqëroheshin dhe me shpërthime të herëpashershme.
Kanë nisur hetimet në lidhje me zjarrin, por dhe me faktin që njoftimi për rënien e tij është bërë me vonesë. Atëherë kur ambienti magazinues ishte përfshirë nga flakët dhe zjarri ishte i dukshëm dhe në distanca të largëta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLAKË NË FSHATIN PANAJA/ Arrestohet 56-vjeçari që ndezi zjarrin
Previous article DEGRADON SHERRI PËR PRONËN NË KORÇË/ Një i plagosur me thikë

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTAT ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ I vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat Aktualitet

ATENTAT ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ I vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT