• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTOI TË FUSTE ILAÇE KONTRABANDË NË VEND/ Arrestohet 54-vjeçari në Morinë
Home
Aktualitet
Kronikë

TENTOI TË FUSTE ILAÇE KONTRABANDË NË VEND/ Arrestohet 54-vjeçari në Morinë

24 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tentoi të fuste ilaçe kontrabandë në vend, arrestohet 54-vjeçari në Morinë. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet M. H.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Medikamenti”, për goditjen e kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Kukës, në bashkëpunim me autoritetet doganore në Morinë.

Sekuestrohen 15 kuti me medikamente të ndryshme, me vlerë 15 000 euro. Vihet në pranga një 54-vjeçar, pronar i autobusit ku u gjetën medikamentet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, pas informacioneve të marra në rrugë operative, për një rast të tentativës për të kontrabanduar në vendin tonë, një sasi medikamentesh, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me autoritetet doganore në Morinë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Medikamenti”.

Gjatë operacionit, në hyrje të PKK Morinë, si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me autoritetet doganore në Morinë, në autobusin në pronësi të shtetasit M. H. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kuti me medikamente të ndryshme (mallra për të cilat paguhet akcizë), me vlerë 15 000 euro.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 54 vjeç, banues në Kosovë, pronar i autobusit të linjës Prishtinë -Tiranë, në të cilën u gjetën medikamentet që do të kontrabandoheshin në Shqipëri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Humbi jetën në sulmin me armë në veri të Kosovës, del FOTO e efektivit të vrarë
Previous article "NË KRAH TË KOSOVËS"/ Basha dënon sulmin ndaj policisë dhe bën thirrjen: Beogradi të distancohet...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT