Ngjarja me protagonist një 28 vjeçar shqiptar ka ndodhur në një fshat te Volosit në Greqinë qendrore, ndërsa viktima e dhunës është një 22 vjeçare po nga Shqipëria dhe fëmija e tyre.
Çdo gjë u mësua pas episodit të fundit të dhunës që ushtroi 28 vjeçari, Aurel Gëzim Kurti.
Autori e dhunonte shpesh, nuk e lejonte të dilte nga shtëpia. Të njëjtën sjellje kishte edhe ndaj djalit 2.5 vjeç të çiftit te cilin autori e dhunonte herë pas herë, madje nuk lejonte që ai të vizitohej nga mjekët, siç duhet normalisht të ndodhë me fëmijët e vegjël.
Çifti ishte martuar para 4 vitesh dhe që atëherë ishin vendosur në Volos ku 28 vjeçari dhunues punonte në ndërtim, ndërsa viktima mbahej e mbyllur në banesë. Autori do të dërgohet në gjykatë paraditen e së martës.


