• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTOI TË VRISTE PRONARIN E NJË HOTELI/ Lirohet reperi ‘Vinzi’! Pjesë e bandës së drogës në Londër
Home
Aktualitet
Kronikë

TENTOI TË VRISTE PRONARIN E NJË HOTELI/ Lirohet reperi ‘Vinzi’! Pjesë e bandës së drogës në Londër

22 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Është liruar reperi Ervin Selita, i njohur ndryshe edhe me pseudonimin ‘Vinzi’. Vendimi për të është marrë që në korrik të këtij viti por për shkak të interesimit të mediave Prokuroria ka dhënë sot njoftimin

Njoftimi i plotë:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 02.02.2022 rreth orës 02:00 nga salla operative Tiranë është marrë njoftim se në lagjen e quajtur “Vilat Gjermane”, në fillim të rrugës “Tre Vëllezërit Kondi”, Tiranë kishte një konflikt mes disa shtetasve, konflikt i shoqëruar edhe me përdorimin e armëve të zjarrit.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale E.S, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 302, datë 08.02.2023 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.A.S. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 i K. Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E. A. S. për kryerjen e veprës penale “Prishja e qetësisë publike” të parashikuar nga neni 274/1 i K.Penal, dhe, dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, e dënon të pandehurin E. A. S. me një dënim të vetëm prej 5 (pesë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit E. A. S. i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 3 (tre) vite e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin E. A. S. fillon nga dita e arrestit, më datë 05.02.2022 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, prova materiale sekuestruar sipas procesverbalit datë 02.02.2022 për efekt të procedimit penal Nr. 919 të vitit 2022, të asgjësohen.

Shpenzimet proçeduriale hetimore dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 (pesëmdhjetë) ditëve duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Çështja në apel u shqyrtua vetëm mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri E.S., që kërkoi:

Ndryshimin e vendimti Nr. 302, datë 08.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në paragrafin 5 të dispozitivit të vendimit dhe konkretisht:

–              pezullimin e ekzekutimit të dënimit, për pjesën e mbetur prej 1 vit e 9 muaj (21 muaj) burgim për të pandehurin E.S, sipas dispozitave të nenit 59 të K. Penal, si dhe urdhërimin që i dënuari të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të vihet në provë, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Në përfundim të gjykimit, më datë 17.07.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Dritan Hasani dhe anëtar Znj. Emona Muçi dhe Z. Genti Shala, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit Nr. 302, datë 08.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me këtë ndryshim;

-Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurit E. S., në provë për një periudhë prej 3 (tre) vjet;

-Urdhërohet i pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershem i të pandehurit E. S., nëse nuk mbahet për shkaqe të tjera të ligjshme.

– Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

Tiranë, 22.09.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK I THIRRI TË BIRIN PËR GËRDECIN/ Reagon Berisha: Kanë marrë 200 mijë euro
Previous article "I DHA LEKË DJALIT PËR FARA..."/ Zbardhet dëshmia e gruas së 42-vjeçarit që plagosi efektivin e Shqiponjave

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT