• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Daily Express: Ja si bandat shqiptare të trafikimit mburren për bëmat e tyre
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET/ Daily Express: Ja si bandat shqiptare të trafikimit mburren për bëmat e tyre

20 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ekip hetimor i fshehtë i Daily Express ka ekspozuar një bandë kontrabandistësh njerëzish.

Trafikantët e njerëzve janë kapur duke u mburrur para një ekipi të fshehtë të Daily Express për drejtimin e kalimeve vdekjeprurëse me varka të emigrantëve nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.

Gazetarët në këtë dokumentar të ri, që pason artikullin e disa ditëve më parë ku jepnin rezultatet e hetimit, tregojnë gjithë skemën sesi ranë në gjurmët e këtij grupi dhe sesi arritën të depërtonin në brendësi të tij.

Ata zbulojnë të gjitha komunikimet në telefon dhe për herë të parë bëhen publike inçizimet e bisedave me trafikantët dhe sesi bëheshin transfertat e parave të trafikut.

“Mini-dokumentari ynë i ri përmban biseda të inçizuara fshehurazi me kontrabandistët shqiptarë, të cilët detajuan brutalitetin dhe deri ku arrijnë për të fituar para.

Duke shfaqur klipe ekskluzive nga reklamat e kontrabandistëve të postuara në mediat sociale, raporti ynë zbuloi se, gangsterët diskutonin mënyrat për të mashtruar autoritetet për të fshehur aktivitetet e tyre të paligjshëm”, shkruan gazeta.

Hetimi ndaj bandave shqiptare u nxit nga një rritje masive e njerëzve nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla, një prirje e lehtësuar edhe nga rrjetet kriminale nga MB që janë të angazhuar në tregtinë e kontrabandës.

“Në varësi të mënyrës se si e shikoni, një deri në dy përqind e të gjithë meshkujve të rritur të Shqipërisë ka udhëtuar në MB me varkë të vogël,” u tha deputetëve vitin e kaluar komandanti i Forcave Kufitare të MB, Dan O’Mahoney .

“Rritja ka qenë eksponenciale. Mendojmë se kjo është kryesisht për faktin se bandat kriminale shqiptare kanë zënë vend në veri të Francës dhe kanë filluar të lehtësojnë një numër shumë të madh emigrantësh”.

Duke u paraqitur si një familje shqiptare që kërkon të transportonte të afërmit e tyre në Angli, ne kontaktuam lehtësisht me disa trafikantë që reklamonin udhëtime me varka të vogla në platforma të ndryshme të mediave sociale

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORUMI I URBANISTËVE NË SHBA/ Veliaj: Përfshijmë fëmijët sot, për një qytet më të mirë për të gjithë nesër
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË KRETË/ Përmbyset makina ku udhëtonin dy të rinj, njëri shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

U ARRATIS NË SY TË EFEKTIVËVE/ Kush është Hasan Ferracaku, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve Aktualitet

U ARRATIS NË SY TË EFEKTIVËVE/ Kush është Hasan Ferracaku, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve

ARRATISET HASAN FERRACAKU/ I dyshuar si një nga autorët e masakrës së Velipojës, policia nis kërkimet Aktualitet

ARRATISET HASAN FERRACAKU/ I dyshuar si një nga autorët e masakrës së Velipojës, policia nis kërkimet

PËRPLASJET E DHUNSHME/ Qytetarë dhe efektivë të lënduar, 18 persona të shoqëruar Aktualitet

PËRPLASJET E DHUNSHME/ Qytetarë dhe efektivë të lënduar, 18 persona të shoqëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT