• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ 300 kg kanabis në Mal të Zi, kamioni mund të jetë ngarkuar me drogë mes Tiranës dhe Durrësit! Babë e bir i ndërruan…
Home
Breaking News

DETAJET/ 300 kg kanabis në Mal të Zi, kamioni mund të jetë ngarkuar me drogë mes Tiranës dhe Durrësit! Babë e bir i ndërruan…

20 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbulohen detaje të reja në lidhje me 300 kg kanabis sativa që u sekuestruan në Mal të Zi, drogë e cila rezultoi se ishte futur nga Shqipëria. Sipas burimeve mësohet se në Portin e Durrësit është futur në skaner një tjetër mjet i cili ka rezultuar pastër pasi brenda tij nuk kishte lëndë narkotike.

Pasi kamioni është larguar nga Durrësi i pastër, dyshohet se babë e bir, Ilirjan e Kristi Orhan, të arrestuar në vendin fqinj, i kanë marrë targat e mjetit që i’u nënshtrua skanerit dhe i kanë vendosur në një kamion tjetër në territorin e Tiranës, që u kap në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Hetuesit kanë dyshime se droga të jetë ngarkuar në periferi të Tiranë ose në Durrës, dhe për këtë po punohet nga hetuesit në kqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë. Firma që bënte transpotin ka rezultuar fiktive, e paregjistruar, që merrej me transportin dhe tregtimin e frutave të thata.Policia po heton edhe për bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë në këtë skemë të trafikut ndërkombëtar të drogës. Të njëjtat burime shtojnë se tashmë në verifikim të hetuesve janë ku është ngarkuar kamioni me drogë dhe ku ka përfunduar kamioni tjetër që iu hoqën targat dhe rezultoi i pastër në skanerin e Portit te Durrësit.
Një ngarkesë prej rreth 300 kilogramë kanabis sativa u sekuestrua teksa po trafikohej nga Shqipëria në Mal të Zi në pikën kufitare Bozhaj.
Aksioni u krye gjatë natës (17 shtator) në doganë, ku u bllokua një kamion tip “Renault”, i drejtuar nga Kristi Orhani që shoqërohej nga babai i tij, Ilirjan Orhani, banues në Durrës. Gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe me paleta, që kishin destinacion Austrinë, u gjet një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTIMI PËR GJOBAT E MAKINËS ONLINE/ Ja si do funksionojë sistemi i ri
Previous article NIPI U RRAH NGA EDUKATORET/ “Ishte i traumatizuar dhe i uritur”, daja: Përveç shenjave të dhunës në trup, ka edhe goditje në kokë

s.autor

Postime të ngjashme

SULMET FIZIKE NDAJ DEPUTETËVE/ Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën Breaking News

SULMET FIZIKE NDAJ DEPUTETËVE/ Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën

PAMJET/ Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar Aktualitet

PAMJET/ Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar

DEPUTETËT MBËRRIJNË NË KUVEND/ Protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren Aktualitet

DEPUTETËT MBËRRIJNË NË KUVEND/ Protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT