• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ 68-VJEÇARI NË SHKODËR/ Po kujdesej për 120 bimë kanabisi dhe në banesë mbante tritol, policia…
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ 68-VJEÇARI NË SHKODËR/ Po kujdesej për 120 bimë kanabisi dhe në banesë mbante tritol, policia…

18 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjon Marashi ka rënë në pranga pasi u kap me kanabis dhe mbante tritol në banesë në Shkodër.

Kontrolle intensive në të gjithë territorin, bazuar në inteligjencën policore, për goditjen e veprimtarive kriminale.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Konglomerat”. Sekuestrohen dhjetëra kallëpe me lëndë shpërthyese tritol, armë zjarri, granata, ndezës granatash dhe fitil zjarrpërcjellës.
Vihet në pranga poseduesi i tyre, i cili në momentin e ndërhyrjes nga Policia u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë narkotike që kishte kultivuar në afërsi të banesës së tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte sasi të konsiderueshme lënde shpërthyese tritol, granata, fitil zjarrpërcjellës dhe armë zjarri, me qëllim për t’ua shitur personave me precedent kriminal që ushtrojnë veprimtari në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Konglomerat”.
Gjatë operacionit, në fshatin Gimaj, njësia administrative Shalë, shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasin Gj. M., 68 vjeç, banues në fshatin Gimaj, Shkodër, pasi në momentin e ndërhyrjes nga Policia, ky shtetas u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë kanabisi që kishte kultivuar në një sipërfaqe toke në afërsi të banesës së tij.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 31 kallëpe tritoli, 110 metër fitil zjarrpërcjellës, 18 granata dore dhe 13 ndezës të unifikuar.
Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë asgjësuan me anë të djegies, 120 bimët narkotike të kultivuara në afërsi të banesës së 68-vjeçarit, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CENSI 2023 / Zbulohet pyetësori që duhet t’i përgjigjen qytetarët (DOKUMENTI)
Previous article VRASJA E ISH-DREJTORIT TË OST-SË NË RRËSHEN/ Prokuroria mbyll hetimet! Dërgohet për gjykim vrasësi me pagesë Dorjan Keqi

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal Aktualitet

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori Aktualitet

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori

GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes Aktualitet

GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT