• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TRANSFERTA NGA 50 MIJË EUROVE BRENDA 7 DITËSH”/ Shokon Bujarja: Mbesa më akuzoi se shes femra
Home
Aktualitet
Kronikë

“TRANSFERTA NGA 50 MIJË EUROVE BRENDA 7 DITËSH”/ Shokon Bujarja: Mbesa më akuzoi se shes femra

17 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Sabriu ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” bashkëshorten e tij prej 29 vitesh, Bujaren. Ai thotë për rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se arsyeja është një thashethemnajë në qytetin e tyre në Kurbin se familja merret me aktivitete të paligjshme.

Mbi ta është kryer një hetim nga shteti për 4 vjet rresht dhe Sabriu shprehet se gruaja e tij nuk i ka treguar gjithçka ndaj ai e ka sjellë që të dijë të vërtetën e kësaj çështjeje.

Bujare: Me bashkëshortin tim jam se ky dyshon sikur ai transferta mos i kam dhënë ndonjë dokument unë motrës time.

Eni Çobani: Pra ju akuzoheni zonjë për transferta të paligjshme të shumave të mëdha monetare kundrejt vendeve europiane.

Bujare: Po.

Eni Çobani: Çfarë shumash zonjë? Se tani edhe Sabriu, duhet të flasësh Sabri!

Bujare: Tani në letra shkruan që në harkun kohor të 7 ditëve në emrin tim janë bërë transferta parash nga 50 mijë Euro, 60 mijë Euro secila transfertë.

Ardit Gjebrea: 50 mijë Euro?!

Bujare: 50-60 mijë Euro secila tranfertë.

Eni Çobani: Sa transferta ke bërë?

Bujare: Në një hark kohor thotë aty në letra, për 7 ditë janë bërë shumë transferta. Unë ato s’i kam bërë.

Eni Çobani: Pra një transfertë ka qenë 50 apo e gjitha?

Bujare: Një transfertë.

Eni Çobani: Një 50, ke bërë disa, sa domethënë, 200-300 mijë Euro?

Bujare: Nuk e di sa shkon shuma se dokumentacioni i plotë nuk na është dhënë.

Bujarja pretendon se transfertat janë kryer nga dikush që ka patur një fotokopje të kartës së saj të identiteti. Ky hamendësim hidhet poshtë nga Eni Çobani e cila qartëson se për shuma deri në 10 mijë Euro nuk ka nevojë për deklarim, por nëse ky limit kalohet duhet saktësuar edhe burimi i parave.

Ardit Gjebrea: Këto janë bërë nga një bankë në Laç?

Bujare: Jo, janë bërë nga jashtë shtetit që shkruhet te dokumentat, janë bërë jashtë shtetit drejt Amerikës Latine, drejt vendeve europiane thotë që është vende me risk se ato letra janë shkruar sikur jo vetëm unë, transfertat janë bërë me emrin tim, por bashkëngjitur thotë edhe bashkëshorti i saj, djali i saj dhe shumë thashetheme të tjera sikur ne marrim, shesim e bëjmë, fitojmë para e të ardhura të jashtëligjshme.

Eni Çobani: Pra merreni edhe me trafiqe le të themi, apo jo?

Bujare: Po, me trafiqe drogërash a ku di unë ç’të them, për vendet me risk shkruhen ato që janë…

Sabriu shton se për 3 vjet ai dhe djali i tij kontrolloheshin imtësisht në pikat kufitare. Një ditë prej ditësh ai merr një letër ku thuhej se çështja ishte pushuar. Bujarja shton se ajo ishte paraqitur në gjykatë dhe atje i kishin thënë se kishte ndodhur një ngatërresë. Ajo mendonte se gjithçka tashmë kishte mbaruar, por vitin e shkuar mbesa e saj i tha disa fjalë që e kanë prekur tej mase.

Bujare: Isha duke ikur në pazar si tërë femrat familjare që bëjnë pazarin kur më vjen vajza e motrës ballë për ballë, m’i lëshon krejt gjërat në tokë, e pashë njëherë kështu çfarë ke moj gocë? Veç ka dalë nja dy metra pas meje dhe më ka ofenduar me fjalët më të rënda dhe “ty të ndjek shteti” tha “se ti merr e shet femra, i bën prostituta”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO PASTRONTE KANTIERIN E VARKAVE/ Makineria i merr jetën 38-vjeçarit shqiptar në Greqi
Previous article TRAGJEDI E DYFISHTË/ Vrau bashkëshorten me shkop druri në Përmet, burri pëson infrakt (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT