• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ZOTËR TË AKSIT BALLKANIK”/ Antimafia italiane: Shqiptarët, raport direkt me kartelet e kokainës
Home
Breaking News

“ZOTËR TË AKSIT BALLKANIK”/ Antimafia italiane: Shqiptarët, raport direkt me kartelet e kokainës

17 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Raporti i Drejtorisë Hetimore të Antimafias i dalë për 6 mujorin e dytë të vitit 2022 ka dalë në përfundimin se organizatat kriminale shqiptare po shfaqin një rrezikshmëri të lartë dhe gjithashtu një përfshirje gjithnjë e më të thellë në aferat e paligjshme, sidomos në trafikun e drogës dhe të armëve.

Në raport shkruhet se grupet shqiptare janë të mirëstrukturuara dhe e ruajnë pushtetin e tyre falë lidhjeve familjare.
Këto grupe janë të pajisura dhe në gjendje të kryejnë aktivitete kriminale përmes grupeve më të vogla, të cilave u besohen detyra të caktuara.

“Për të gjitha këto arsye, këto shoqata kriminale shfaqen shumë të rrezikshme dhe luftarake”, thotë raporti.

Gjithashtu, organizatat shqiptare janë të mirorganizuara edhe në nivel ndërkombëtar, përveçse të afta të ndërmjetësojnë në mënyrë direkte me kartelet amerikano-jugore për importin e sasive të mëdha të kokainës, që më pas u shpërndahen celulave bashkëkombëse që veprojnë në zonat kryesore të shpërndarjes së narkotikëve të Italisë.
Për këtë arsye, sikurse kanë treguar operacione të shumta antidrogë të kryera në rajone të ndryshme të Italisë, grupet shqiptare veprojnë në sinergji me ato kriminale autoktone italiane.

Sipas raportit, të ardhurat që shoqatat kriminale shqiptare kanë siguruar ndër vite nga trafiku i marijuanës, përmes të ashtuquajturit “aksi ballkanik”, janë investuar në trafikun e kokainës, lëndë e cila importohet përmes porteve tregtare në Anversa, Roterdam dhe Hamburg, ku me kalimin e kohës kanë arritur të infiltrohen në mënyrë efikase.
Raporti i DIA-s thotë më tej se, pozita gjeografike e brigjeve shqiptare përballë atyre puljeze vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm dhe është një nga arsyet përse grupet kriminale të dy vendeve punojnë me njëra-tjetrën.
“Rrjedhimisht, grupe të tilla përbëjnë një realitet të vërtetë e të mirëfilltë kriminal”, thotë raporti. Në të shtohet më tej se klanet shqiptare luajnë një rol të rëndësishëm edhe në trafikun e emigracionit klandestin dhe atë të qenieve njerëzore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRGJAKEN RRUGËT E KOSOVËS/ Në pak orë regjistrohen 5 të vdekur
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira në të gjithë vendin dhe reshje shiu të izoluara

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT