• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRI NË PALLATIN TEK ISH-PARKU I AUTOBUSËVE/ Shefi i zjarrfikëses: Flakët nisën në katin e dytë dhe u përhapen! Flakët u izoluan, dëme të mëdha
Home
Breaking News

ZJARRI NË PALLATIN TEK ISH-PARKU I AUTOBUSËVE/ Shefi i zjarrfikëses: Flakët nisën në katin e dytë dhe u përhapen! Flakët u izoluan, dëme të mëdha

14 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtori i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj ka dhënë detaje për zjarrin që ka rënë në pallatin 10-katësh në tiranë në zonën e ish-parkut të autobusëve. Goxhaj tha për mediat se paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur nga një banesë në katin e dytë dhe më pas është përhapur. Sipas tij, shkak për përhapjen e flakëve në përmasa të mëdha është bërë fasada e pallatit. Goxhaj theksoi se nuk ka banorë të dëmtuar, ndërsa flakët po izolohen.

Goxhaj tha se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe se do të komunikohen pas hetimeve.

“Në këtë moment situata e zjarrit është në kontroll. Po shkon drejt izolimit. Pjesa lindore ka përfunduar më shpejt. Po vazhdojmë me vatrën e fundit të zjarrit. Ka marrë përmasa të shpejta. Ka qenë diku në kation e dytë dhe është përhapur me shpejtësi deri në tarracë. Jemi interesuar për qytetarë të ndodhur dhe kemi bërë fillimisht evakuimin. Nga kontrollet që kemi bërë bashkë me policinë, nuk na rezulton të kemi qytetarë të dëmtuar. Zjarri ka bërë dëm të madh dhe po shkon drejt izolimit. Në këtë moment nuk nuk mund të flasim për shkakun e zjarrit as rezultate përfundimtare. Do jemi këtu për të siguruar që mos të kemi humbje të jetës së qytetarëve. Zjarri ka qenë në pjesën e jashtme të objektit. Dyert janë të blinduara, për momentin nuk i verifikojmë dot. Të dëmtuara banesa janë vetëm ato që kanë pasur hapur dritaret. Për momentin dallojmë vetëm dy hyrje të dëmtuara, pjesa tjetër duhet të verifikohet.

Fasada ka përhapur vatrën e zjarrit. Vetëm pak që janë dëmtuar nga ana e frymëmarrjes, kanë marrë ndihëm e parë dhe s’kemi zjarrfikës të dëmtuar për momentin. Situata është në kontroll”, tha Goxhaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA MERR MASA PËR RIMËKËMBJEN E EKONOMISË SË UKRAINËS/ Biden emëron Përfaqësuesen Speciale për të ndihmuar Kievin
Previous article DAFINA ZEQIRI NË TELASHE/ Paditet nga ish- menaxheri me një dëmshpërblim të madh dhe ja cila është arsyeja

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT